• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Meshkujt shkaktar për kancerin e mitrës, femrat neglizhojnë diagnostikimin
Home
Shëndet

Meshkujt shkaktar për kancerin e mitrës, femrat neglizhojnë diagnostikimin

27 January, 2018 luljetaautor Shëndet

Kanceri i qafës së mitrës është plotësisht i parandalueshëm, por sipas mjekëve, femrat ngelizhojnë diagnostikimin duke bërë që sëmundja të kapet në stade të avancuara, kur edhe kostoja e trajtimit është e lartë.

Lumturi Mërkuri: “Mesatarisht në Shqipëri diagnostikohen rreth 90-100 raste të reja. Rastet kapen në faza të avancuara. Kanceri i qafës së mitrës është një ndër kanceret më të parandalueshëm. Ka një periudhë parakanceroze shumë të gjatë që mund të shkoj nga 10-15 vjet deri në 20 vjet. Kjo periudhë kaq e gjatë e këtij kanceri bën ose i jep mundësinë një femre që ta kapi nëpërmjet testeve depistuese. Në qoftë se një femër do të bëj pap-testin ajo e kap shumë herët kancerin e qafës së mitrës në fazën parakanceroze ku trajtmi është i thjeshtë, jo traumatik, jo i kushtueshëm dhe mbi të gjitha shpëton jetën”

Por cilat janë femrat më të rrezikuara nga ky lloj kanceri, i cili për një kohë të gjatë nuk shfaq shenja të dukshme?

Mërkuri: “Në momentin që shfaqen shenjat sëmundja ka përparuar. Cilët janë faktorët e riskut: një grua ka filluar herët marrëdhënien seksuale; ka shumë partnerë, partneri i saj mund të ketë shumë partner; nëse në linjën e parë të të afërmve si nëna, motra, gjyshja kanë pasur një kancer të qafës së mitrës, kjo nuk nuk do të thotë që është i trashëguar; nëse kanë pasur aborte të shumtë; lindje të shumta dhe ashtu sikundër për të gjitha llojet e kancerve pirja në mënyrë abuziviste e duhanit. Ndwrkohw, fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale bën që infektimi të jetë në mosha edhe më të reja”

Ndryshe nga sa mendohet në popullatë për shkak edhe të mungesës së informacionit, mjekët sqarojnë se kanceri i mitrës nuk është vetëm një patologji e femrave, pasi i njëjti virus prek edhe meshkujt që janë edhe shkaktarët e infektimit.

Mërkuri: “Meshkujt janë ata që e transmetojnë. Madje, Organizata Botërore e Shëndetësisë i sygjeron shteteve që të vaksinojnë edhe meshkujt e moshave 9-13 vjeç. Arsyeja e parë, që e përcjellin infeksionin te femrat dhe arsyeja tjetër që edhe këta mund të preken nga lythat genital, kondilomat, kanceri i anusit apo organit genital mashkullor”

Nisur nga niveli i ulët i diagnostikimeve për kacerin e mitrës, Ministria e Shëndetësisë ka nisur një program depistimi falas në disa qendrat shëndetësore, i cili do të përfshijë femrat nga mosha 25-49 vjeç. Në të njëjtën kohë, mjekët e familjes janë udhëzuar që të mos i ngelizhojnë femrat që kërkojnë të kryejnë ekzaminime për kancerin e mitrës.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berisha nxjerr VIDEON: "Lal Plehu" i tmerruar urdhëron të hiqet PORTRETI i Ardit Gjoklaj
Previous article INTERVISTA/ Eurodeputeti Eduard Kukan: Pushteti nuk merret me protesta në rrugë kundër Ramës! Opozita të...

luljetaautor

Postime të ngjashme

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara Shëndet

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT