• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHBLLOKONTE TELEFONAT, I FORMATONTE DHE I SHISTE/ Pranga 36-vjeçarit në Tiranë! Mbi 400 raste vjedhje të dhënash
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHBLLOKONTE TELEFONAT, I FORMATONTE DHE I SHISTE/ Pranga 36-vjeçarit në Tiranë! Mbi 400 raste vjedhje të dhënash

3 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, nën akuzë për mashtrim dhe vjedhje të dhënash.

Sipas uniformave blu, Ervin Voci, pronar i një biznesi për shit-blerje aparatesh telefonikë, duke ndërhyrë në sistemet operative iOS dhe android të smartphoneve, përvetësonte të dhënat kompjuterike të këtyre pajisjeve dhe njëkohësisht thyente sistemet operative të tyre në mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu dhe sistemin online iCloud.

Dyshohet se nëpërmjet pajisjeve elektronike të posaçme, programeve të palicencuara, të cilat shiten në tregun e zi online, i quajtur ndryshe DarkWeb, si dhe nëpërmjet gjenerimit të numrave të telefonit të shteteve të ndryshme, nga programe specifike online, ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të sistemeve operative të aparateve celularë. Kështu, ky shtetas ka arritur që të thyejë elementët e sigurisë të tyre, dhe më pas ka marrë në posedim të dhënat kompjuterike, të përdoruesve të mëparshëm dhe kthimin në gjendje fillestare të smartphoneve me qëllim shitjen e tyre.

Deri tani janë dokumentuar me prova ligjore 473 përvetësime të fjalëkalimeve të ndryshme. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wiper” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Ndalohet një 36-vjeçar, pronar i një biznesi për shit-blerje aparatësh telefonikë, i cili duke ndërhyrë në sistemet operative iOS dhe android të smartphoneve, përvetësonte të dhënat kompjuterike të këtyre pajisjeve dhe njëkohësisht thyente sistemet operative të tyre në mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu dhe sistemin online iCloud.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, ndjekur me metoda speciale të hetimit, pas interceptimit te pulsimeve dixhitale, si dhe në zbatim të Vendimit nr. 5336, datë 01.10.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wiper”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. V., 36 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, “Ndërhyrja në të dhënat e topografisë së qarkut të gjysmë përçuesit”, dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, parashikuar nga nenet 293/b, 293/c, 293/ç, 149/b dhe 293/d të Kodit Penal.

Shtetasi E. V. dyshohet se nëpërmjet pajisjeve elektronike të posaçme, programeve të palicencuara, të cilat shiten në tregun e zi online, i quajtur ndryshe DarkWeb, si dhe nëpërmjet gjenerimit të numrave të telefonit të shteteve të ndryshme, nga programe specifike online, ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të sistemeve operative të aparateve celularë. Kështu, ky shtetas ka arritur që të thyejë elementët e sigurisë të tyre, dhe më pas ka marrë në posedim të dhënat kompjuterike, të përdoruesve të mëparshëm dhe kthimin në gjendje fillestare të smartphoneve me qëllim shitjen e tyre.

Deri tani janë dokumentuar me prova ligjore 473 përvetësime të fjalëkalimeve të ndryshme.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "21 JANARI"/ Artan Hoxha del nga SPAK: Kaseta e komunikimit mes gardistëve, e ftohtë! Do të ishte bërë masakër nëse…
Previous article "NDËRHYRJA ZGJATI DY ORË"/ Flet mjeku që kreu operacionin e kryeministrit Edi Rama: Gjendja e tij paraqitet…

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT