• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E RËNDËSISHME PËR RUAJTJENE MANDATIT”/ Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg
Home
Politikë

“E RËNDËSISHME PËR RUAJTJENE MANDATIT”/ Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg

1 October, 2024 s.autor Politikë

Deputeti demokrat, Ervin Salianji përmes përfaqësuesve ligjorë ka kërkuar në Gjykatën e Lartë pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e tij me 1 vit burg.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Në kërkesë theksohet se pezullimi i ekzekutimit të vendimit është i rëndësishëm edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit, i zgjedhur me mbi 10 mijë vota preferenciale. Sipas përfaqësuesve ligjorë, rasti duhet të jetë objekt shqyrtimi nga Gjykata e Lartë pasi sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.

“Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të K.Zgjedhor, çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit. Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K.Pr.Penale. Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, thuhet në kërkesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JASHTË FUSHAVE QË NË MUAJIN PRILL/ Mesfushori grumbullohet nga Barcelona
Previous article DHUNA NË KUVEND/ Reagon ambasadori i BE: Është për të ardhur keq, deputetët duhet ë luajnë rolin e tyre në siguri të plotë...

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT