• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA NË KUVEND/ Reagon ambasadori i BE: Është për të ardhur keq, deputetët duhet ë luajnë rolin e tyre në siguri të plotë…
Home
Politikë

DHUNA NË KUVEND/ Reagon ambasadori i BE: Është për të ardhur keq, deputetët duhet ë luajnë rolin e tyre në siguri të plotë…

1 October, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Në një kohë që Shqipëria pret çeljen e negociatave për grupkapitujt e parë, PD ka ndërmarrë një aksionin që e quan të “mosbindjes civile”.

“Është për të ardhur keq” Ky është mesazhi i ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato drejtuar Partisë Demokratike për aksionin e djeshëm opozitar me kthimin e skenarit të kaosit në Kuvend, bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit e deri tek djegia e karrigeve.

Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra oër ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë’ tha ambasadori i BE-së në një reagim për gazetarët jashtë sallës së kuvendit ku dje PD organizoi kaosin nxitur siç thotë ajo pas dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Ambasadori bëri thirrje për tu kthyer në dialog dhe të ndalohet “përshkallëzimi i situatës dhe të shmangen sulmet personale dhe verbale”

Deputetët e Partisë Demokratike nxorrën dje jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, dhe, siç u shprehën ata, ndaj shumë akteve të tjera arbitrare të shumicës ndaj opozitës dhe lirive demokratike në vend. Deputetët e PD-së shprehën dhe kërkesën për qeveri teknike që do të cojë vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I menjëhershëm edhe reagimi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ku shprehet shqetësimi i thellë për forcën e dhunës në Parlament ditën e djeshme, teksa apelohet për dialog mes palëve.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ndërkohë, Policia e Shtetit njoftoi sot (1 Tetor) se ka nisur edhe hetimet për deputetët që shkaktuan dëme dhe dogjën karriget e parlamentit.

Fjala e plote e ambasdorit Gonzato

Në fakt më lejoni që të fillojë me një not pozitive sepse po bëhet fjalë për një moment shumë të rëndësishëm përsa i përket qëndrimit negociues të Shqipërisë për çështje shumë të rëndësishme për vendin, si funksionimi i ligjit, si funksionimi i institucioneve demokratike apo lufta kundër korrupsionit. Pra të gjitha këto gjëra pozitive. Prandaj ishte kënaqësi që dje opozita dhe mazhoranca u ulën dhe diskutuan në Komisioni përkatës në Kuvend dhe të miratonin dhe qëndrimin negociues në Kuvendin e Shqipërisë përsa i përket negociatave me BE.

Në fakt për këtë është për të ardhur keq, në fakt për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës më vonë ditën e djeshme përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në Kuvend dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Çfarë do lloj qëndrimi apo ideje që mund të kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Gjithashtu më duhet të them që në një demokraci funskionale si Shqipëria, pakënaqësi nga më të ndryshmet duhet të shprehen në mënyrën e duhur dhe nuk duhet që të përdoret dhunë apo që të behet dhunë apo që të bëhen dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin.

Sepse deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të kenë mundësinë që të përmbushin dhe të luajnë rolin e tyre në siguri të plotë. Pranda ja lejoj vetes që ta bëj këtë koment pikërisht se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë parlamenti i vendit, të luaj rolin e duhur që Shqipëria të behet një vend anëtar në një demokraci funksionale pra pikërisht paralmenti duhet të luajë rolin e vete dhe në të ardhmen. Madje këtë e kam thënë dhe në dhjetor kur kam arritur në Shqipëri, në fund të fundit kjo ka të bëj me objektivin madhor që ka Shqipëria që të jetë në BE. Objektiv që e mbështet shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.
Prandaj thirrja që unë u bëj të gjithëve në këtë moment është tu ktheheni dialogut, jo që të bini dakord për gjithçka për të diskutuar dhe dialoguar. Gjithashtu të shmangen sulmet personale apo verbale. Lutem që të ulet përshkallëzimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E RËNDËSISHME PËR RUAJTJENE MANDATIT"/ Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg
Previous article VODHËN 15 MIJË EURO/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë. Si mashtruan klientët përmes një agjencie turistike

s.autor

Postime të ngjashme

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura Aktualitet

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT