Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjet një seri fotosh lidhur me takimet e zhvilluar në New York, ndërsa e shoqëron me komentin “me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”.
Gjatë fjalimeve që mbajti në sesione dhe takime të ndryshme, Rama ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Izraelin. Kreu i qeverisë e cilësoi organizatën palestineze Hamas, si një nga shëmbëlltyrat më të këqija në botë dhe se bota duhet të jetë e bashkuar në luftën ndaj terrorit. Kreu i qeverisë foli për tmerret e luftës në Gaza dhe tha se civilët janë ata që po vuajnë.“



















