• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“INTEGRIMI I BALLKANIT, PRIORITET”/ Orban: Vendet e rajonit meritojnë më shumë se sa ofron Brukseli
Home
Rajon

“INTEGRIMI I BALLKANIT, PRIORITET”/ Orban: Vendet e rajonit meritojnë më shumë se sa ofron Brukseli

27 September, 2024 s.autor Rajon

“Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të jetë prioritet i Bashkimit Evropian”.

Kështu u shpreh kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Hristain Mickoski.

Sipas tij vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë shumë më tepër se ajo që ofron BrukselI.

“Ne si kryesues të BE-së vlerësojmë se duhet të vihet në rend të ditës anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE… Dua të them diçka për vitet e kaluara. Vendet e Ballkanit perëndimorë meritojnë më shumë se sa kjo që po marrin nga ajo që Brukseli ofron”, tha Orban.
Sakaq Orban theksoi se Shkupi nuk duhet të mbetet pas Tiranës për tu bërë pjesë e unionit.

“Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësim që nga viti 2005, filloi bashkë me Kroatët, në vitin 2008 morën mendim pozitiv bashke me Kroacinë. Kroatët janë anëtarë të BE-së, ndërsa me Maqedoninë e Veriut akoma nuk kanë filluar negociatat. Republika e Maqedonisë do të mbetet edhe pas Shqipërisë, që unë nuk shoh arsye për këtë”, theksoi ai.

Kryeministri i Hungarisë deklaroi se i ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski një propozim për zgjidhjen e konfliktit mes Maqedonisë se Veriut dhe Bullgarisë, si alternativë për zhbllokimin e rrugës europiane të vendit. Ai u shpreh i gatshëm që të jetë ndërmjetësuesi mes palëve.

Ndërkohë në fjalën e tij Mickoski e vuri theksin te marrëdhenia e mirë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi i tyre.

“Gjithashtu, diskutuam për projekte strategjike si korridori energjetik, i cili lidh Ballkanin me Hungarinë qe ka një rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit dhe bashkëpunimi ynë me Hungarinë do të jetë kyç”, tha Mickoski.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian ishte në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VENDIMI I BIDEN, I PAQARTË"/ New York Times: Nëse i japim armë Kievit, ka rrezik real për hakmarrje ruse
Previous article APELI E DËNOI ME 1 VIT BURG/ Zbardhet vendimi i shkurtuar për Ervin Salianjin, rekursi në Gjykatën e Lartë…

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT