• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA BOTËRORE E GJUHËS SË SHENJAVE/ Manastirliu: Për herë të parë, këtë vit hapim programin…
Home
Politikë

DITA BOTËRORE E GJUHËS SË SHENJAVE/ Manastirliu: Për herë të parë, këtë vit hapim programin…

23 September, 2024 s.autor Politikë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Kreu i Organizatës së Personave që Nuk Dëgjojnë në Shqipëri, Florjan Rojba, ndanë së bashku mesazhin për të drejtat dhe gjithëpërfshirjen e njerëzve që nuk dëgjo

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe dhe tha se për herë të parë, këtë vit hapet programi i ri i gjuhës së shenjave shqipe në Universitetin e Tiranës.
Ky program synon që gjuha e tyre të njihet dhe të mësohet në nivel akademik duke reduktuat barrierat për studentët me aftësi ndryshe me qëllim përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën akademike dhe studentore.

“Në Vitin e Gjuhës Shqipe, duam t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë gjuhës së shenjave shqipe. Për herë të parë, këtë vit hapëm programin e gjuhës së shenjave shqipe në Universitetin e Tiranës, dhe jemi të përkushtuar për të bërë edhe më shumë në mbështetje të gjithëpërfshirjes së këtij komuniteti.”, tha Manastirliu.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave, që festohet çdo vit më 23 shtator, është një mundësi e rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet dhe sfidat me të cilat përballen njerëzit që nuk dëgjojnë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së identitetit gjuhësor dhe diversitetit kulturor të këtij komuniteti.

Këtë vit, nën moton “Gjuha e shenjave është një e drejtë gjuhësore për personat që nuk dëgjojnë në të gjithë botën” liderë në të gjithë botën i përcjellin mesazhet duke përdorur gjuhën e shenjave kombëtare për të promovuar këtë çështje.

Kjo ditë synon jo vetëm të nxisë ndërgjegjësimin për të drejtat e komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë edhe të kontribuojnë në pasurimin dhe diversitetin e gjuhës së shenjave si një mjet i fuqishëm komunikimi.

Edhe hapja e programit të gjuhës së shenjave shqipe në Universitetin e Tiranës është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, dhe do të ndihmojë në rritjen e mundësive të edukimit dhe punësimit për këtë komunitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E BROJËS NË DORË TË MILIARDERËVE AMERIKANË/ Evertoni gjen pronarë te… Roma
Previous article "JEMI TË SHQETËSUAR"/ OKB ngre alarmin: Konflikti në Lindjen e Mesme po shkon në tjetër nivel

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT