• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI TË SHQETËSUAR”/ OKB ngre alarmin: Konflikti në Lindjen e Mesme po shkon në tjetër nivel
Home
Nderkombetare

“JEMI TË SHQETËSUAR”/ OKB ngre alarmin: Konflikti në Lindjen e Mesme po shkon në tjetër nivel

23 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kombet e Bashkuara ndezën alarmin lidhur me përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në Liban, duke paralajmëruar se veprimet dhe retorika po e çojnë konfliktin në Lindjen e Mesme në “tjetër nivel”.

“Jemi shumë të shqetësuar, shumë të brengosur për përshkallëzimin në Liban”, tha për AFP-në, Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës për të drejtat e njeriut në OKB.

“Sulmet që kemi parë ndaj pajisjeve të komunikimit, pejxherëve, pas sulmeve me raketa dhe shkëmbimit të zjarrit mes palëve përbëjnë përshkallëzim”, shtoi ajo.

Sipas Shamdasani, OKB-ja që një kohë të gjatë ka paralajmëruar se konflikti mund të shndërrohet në konflikt rajonal, dhe “duket se si veprimet ashtu edhe retorika e palëve në konflikt po e çojnë konfliktin në tjetër nivel”.

Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në baza ditore përgjatë kufitar.

Por, tensionet janë përshkallëzuar së fundi dhe Libani më 23 shtator raportoi për më shumë se 180 persona të vrarë dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite.

Izraeli tha se ka goditur më shumë se 300 caqe të Hezbollahut përmes dhjetëra sulmeve.

Këto sulme vdekjeprurëse vijnë pasi 39 persona u vranë dhe pothuajse 3.000 u plagosën javën e kaluar pas shpërthimeve që shënjestruan pajisjet e komunikimit që përdoren nga Hezbollahu. Për këto sulme, grupi libanez ka fajësuar Izraelin, por Izraeli nuk ka komentuar për sulmet./ rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA BOTËRORE E GJUHËS SË SHENJAVE/ Manastirliu: Për herë të parë, këtë vit hapim programin...
Previous article "MES I THYER, GJUNJË TË VRARË..."/ Periudhë e vështirë për Klea Hutën: Kam dy javë e izoluar në shtëpi

s.autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT