Numri i të vdekurve nga bombardimet intensive izraelite në Libanin jugor është rritur. Të paktën 182 persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria libaneze e Shëndetësisë. Numri i mëparshëm ishte 100 të vdekur dhe 400 të plagosur.
Ministria libaneze e Arsimit njoftoi se mësimet do të anulohen në të gjithë vendin. Ndërsa Ministri i Brendshëm tha se shkollat në rajone të ndryshme do të shndërrohen në strehimore për shumë banorë libanezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Sipas La Repubblica mijëra njerëz kanë filluar që të largohen nga Libani jugor për t’i shpëtuar sulmeve izraelite.


