• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ BE-ja dhe Britania kërkojnë armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
Home
Nderkombetare

LUFTA/ BE-ja dhe Britania kërkojnë armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

22 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Evropian është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe grupit Hezbollah, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim “të menjëhershëm”.

“Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar për përshkallëzimin në Liban, pas sulmeve të së premtes në Beirut”, tha Borrell në një deklaratë, duke bërë thirrje për një “armëpushim” përgjatë vijës kufitare që i ndan, “si dhe në Gaza”.

Ndërkohë, edhe sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” pas një “përshkallëzimi shqetësues” midis Izraelit dhe Hezbollahut, pasi tensionet në kufi kanë shtuar frikën e një lufte në shkallë të plotë.

“Mesazhi ynë për të gjitha palët është i qartë: kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët, në mënyrë që të arrijmë një zgjidhje politike, që izraelitët dhe civilët libanezë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë në paqe dhe siguri”, tha Lammy gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të partisë Laburiste.

Ndërsa, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se një përshkallëzim rajonal ushtarak nuk është “në interesin më të mirë” të Izraelit.

“Ne nuk besojmë se përshkallëzimi i këtij konflikti ushtarak është në interesin e tyre më të mirë,” tha Kirby për ABC, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara “po ia thonë këtë drejtpërdrejt homologëve tanë izraelitë.”

Izraeli dhe grupi libanez Hezbollah, i mbështetur nga Irani, kanë shkëmbyer sulme të përshkallëzuara në kufi, përfshirë një zjarr intensiv raketash gjatë natës në veriun e Izraelit, që detyroi qindra mijëra njerëz të fshiheshin në strehimore, sipas ushtrisë izraelite.

“Tensionet janë shumë më të larta tani sesa ishin vetëm disa ditë më parë,” tha Kirby.

Megjithatë, ai shtoi se “ne ende besojmë se ka hapësirë dhe kohë për një zgjidhje diplomatike dhe për këtë po punojmë.”

Grupi Hezbollah i Libanit lëshoi mbi 100 raketa në orët e hershme të mëngjesit së 22 shtatorit drejt një zone më të gjerë dhe më thellë brenda Izraelit verior.

Breshëria e raketave gjatë natës shkaktoi sirena alarmi në të gjithë veriun e Izraelit, duke i detyruar mijëra njerëz të futen në strehimore. Ushtria izraelite tha se raketat ishin lëshuar “drejt zonave civile”, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm, pasi më parë raketat ishin përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake.

Ky sulm me raketa erdhi pas një sulmi ajror izraelit në Beirut më 20 shtator, që vrau të paktën 37 persona, përfshirë një nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut, si dhe gra dhe fëmijë. Hezbollahu ishte ende duke u përballur me një sulm të sofistikuar që shkaktoi shpërthimin e mijëra pajisjeve personale vetëm disa ditë më parë.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer një valë sulmesh në jug të Libanit gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur rreth 400 objektiva militantësh, përfshirë lëshues raketash. Zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkolonel Nadav Shoshani, tha se këto sulme kishin parandaluar një sulm edhe më të madh./Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRËMBYEN KUR ISHTE 6-VJEÇ/ Xhaxhai gjendet nga mbesa pas 73 vitesh, pengu i nënës së tij
Previous article SHOFERË TË DEHUR DHE PA LEJE DREJTIMI NË TIMON/ “Rrugorja” mbi 10 mijë gjoba në një javë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT