• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VUANI NGA ARTRITI DHE REUMATIZMA? Ja disa metoda natyrale që rekomandojnë mjekët për trajtimin e tyre
Home
Shëndet

VUANI NGA ARTRITI DHE REUMATIZMA? Ja disa metoda natyrale që rekomandojnë mjekët për trajtimin e tyre

20 September, 2024 s.autor Shëndet

Aktiviteti i rregullt fizik, veçanërisht ecja ndihmon njerëzit që vuajnë nga artriti dhe reumatizma.

Një studim i publikuar nga Arthritis Care and Research, zbuloi se një njeri i prekur nga artriti dhe reumatizma mjafton të kryejë 45 minuta aktivitet fizik në javë për të marrë këto përfitime.

Udhëzimet mjekësore në fuqi rekomandojnë që një njeri i prekur nga artriti duhet të kryejë 150 minuta aktivitet fizik të një niveli mesatar. Ky aktivitet fizik ndihmon në parandalimin e vdekjes së parakohshme dhe avancimin e sëmundjes.

Megjithatë, një person i sëmurë has vështirësi në arritjen e këtij plani.

Në të vërtetë, vetëm një në tetë meshkuj të prekur nga artriti apo reumatizma e gjurit mund të arrijë të kryejë aktivitet fizik për 150 minuta në javë.

45 minuta aktivitet fizik në javë kundër artritit

Në studimin e lartpërmendur, shkencëtarët dhe mjekët analizuan aktivitetin fizik të 1629 të rriturve të kryer në shumë vite me rradhë.

44 përqind e pjesëmarrësve ishin burra të moshave nga 49 deri në 83 vjeç. Ata ishin të prekur nga osteoartriti në ije, gjunjë, këmbë ose në disa gjymtyrë njëkohësisht.

Shkencëtarët u përqendruan tek investimi kohor i pjesëmarrësve në aktivtetet fizike. Ata zbuluan se njerëzit që bëjnë edhe 45 minuta aktivitet fizik në javë kishin 80 përqind më shumë shanse të përmirësonin shpejtësinë në ecje dhe aftësinë për të performuar aktivtete të një intensiteti të lehtë.

Gjetjet e studimit nuk kundërshtojnë rekomandimet për një aktivitet fizik prej 150 minutash në javë. Ato pranojnë që njeriu mund të kryejë edhe më pak por sërish të marrë përfitime prej aktivitetit fizik.

Një prej këtyre përfitimeve prek padyshim edhe shëndetin e zemrës. Ekspertët shpjegojnë se vendosja e synimit për aktivitet fizik për 45 minuta në javë është diçka shumë e mirë për njerëzit që vuajnë nga artrititi.

Duke përvetësuar këtë arritje, ata mund të përmirësohen më tej dhe të arrijnë edhe qëllimin e 150 minutave në javë. Shkencëtarët thonë se aktiviteti fizik duhet të jetë i moderuar dhe jo me shumë sforco.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Nis votimi i hershëm në tri shtete amerikane
Previous article AKSIDENT I TREFISHTË NË LEZHË/ Dy makina përplasen me një fugon, përfundojnë në spital dy persona

s.autor

Postime të ngjashme

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT