Lideri i grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah, iu drejtua popullit të Libanit pas dhjetëra viktimave e mijëra të plagosurve të shkaktuar nga shpërthimi i pajisjeve të komunikimit, të cilat përdoreshin nga anëtarët e grupit libanez.
Shefi i Hezbollahut, tha se grupit i është dhënë një goditje “shumë e rëndë”, duke i përshkruar sulmet si “të paprecedenta”, ndërsa njoftoi se janë ngritur grupe pune për hetimin e ngjarjes.
Lideri libanez tha se plani real i Izraelit ishte eliminimi i 4000 personave dhe njofton se disa nga të vrarët nuk janë përfshirë ende në shifrat zyrtare.
“Perëndia është i mëshirshëm dhe parandaloi më shumë vdekje dhe lëndime. Disa nga pajisjet e komunikimit PAGER ishin jashtë shërbimit ose të fikur. Disa nuk ishin ndarë”, tha Nasrallah.
Ai tha se shpërthimet ndodhën gjithashtu në farmaci, spitale, tregje, dyqane, shtëpi, makina dhe në rrugët ku ndodheshin shumë civilë.


