• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUHET TA KENI PATJETËR NË TRYEZËN TUAJ/ Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni çdo ditë brokoli
Home
Shëndet

DUHET TA KENI PATJETËR NË TRYEZËN TUAJ/ Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni çdo ditë brokoli

16 September, 2024 s.autor Shëndet

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve.
Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin.
I tillë është rasti i brokolit.

Kjo perime është fantastike, ka pak kalori por shumë ushqyes të nevojshëm.
Nëse këto argumenta nuk ju mjaftojnë, në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni tre arsye kryesore se përse duhet të hani brokoli çdo ditë dhe ndikimi i këtij regjimi në organizëm.

Do Të Merrni Shumë Vitaminë C
Një racion me brokoli ofron 80 miligramë vitaminë C që plotëson nevojat ditore të kësaj vitamine tek femrat dhe 90 përqind tek meshkujt.
Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës.
Trupi e përdor atë për të prodhuar kolagjen, një proteinë e domosdoshme për flokët dhe lëkurën.
Për më tepër, vitamina C ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Për ta përmbledhur, duke ngrënë brokoli çdo ditë do të keni flokë dhe lëkurë të shëndetshme por edhe do të keni një zemër më të fortë.
Më Shumë Vitaminë K
Brokoli është shumë i pasur me vitaminë K.
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për mpiksjen e gjakut pas një lëndimi apo plage.
Prania e saj nxit një reagim kimik që ndalon gjakderdhjen dhe nxit shërimin.
Vitamina K është e rëndësishme edhe për shëndetin e kockave.
Një racion me brokoli do të ofrojë 93 mikrogramë të vitaminës K ose diku rreth 75-100 përqind të nevojës tuaj ditore.
Pra, duke ngrënë brokoli çdo ditë, do të keni kocka të forta.
Antioksidantët
Brokoli përmban disa antioksidantë që luftojnë qelizat e dëmshme.
Ushqimet me antioksidantë siç është brokoli përmirëson shëndetin e zemrës.
Si Të Shijoni Brokolin Çdo Ditë
Idea e të ngrënit brokoli të gatuar në avull tingëllon e mërzitshme.
Megjithatë, ka disa mënyra të larmishme për ta ngrënë brokolin çdo ditë.
Brokolin mund ta përzieni me omletë, ta kombinoni në gatime me djathë, ta kaloni në miksër për ta transformuar në salcë ose ta kavërdisni lehtë me vaj ulliri e hudhër e ta pasuroni me djathë të bardhë ose kaçkavall e ta përdorni për makaronat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME DUMANIN/ Zyrtarja e lartë e DASH: Mbështetje e plotë e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura
Previous article "KONFIRMONI TË DHËNAT..."/ Policia apel qytetarëve: KUJDES nga ky mesazh që vjen në telefonin tuaj

s.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT