• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONE ME KOSOVËN/ Vuçiç miraton rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Home
Rajon

TENSIONE ME KOSOVËN/ Vuçiç miraton rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

14 September, 2024 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të shtunën se e ka miratuar rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe pret që këtë ta bëjnë qeveria dhe parlamenti i vendit ballkanik.

Gjatë një ceremonie të diplomimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë ai tha se “dua të besoj se të gjithë e kuptojnë sa kemi nevojë për një ushtri të fortë, se sa më shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë, por duam t’i zmbrapsim ata që na kërcënojnë çdo ditë”, tha ai, por pa dhënë ndonjë provë se nga kush kërcënohet Serbia.

Shërbimi i detyrueshëm do të zgjaste 75 ditë, tha ai.

Serbia pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011 në mes të përpjekjeve për të profesionalizuar forcat e armatosura. Por, vendi tani duket afër rikthimit të shërbimit pas një fushate të gjatë në favor të tij, pavarësisht shqetësimeve se qeveria mund të përballet me vështirësi për të paguar faturën për një rekrutim masiv.

Tensionet janë ende të larta në rajonin e Ballkanit që u përball me shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990. Edhe pse zyrtarisht neutrale, ushtria serbe ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë prej së cilës ka blerë shumicën e armatimeve të saj, duke përfshirë avionë dhe tanke.

Në fund të muajit gusht Serbia arriti një marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve ushtarakë të tipit Rafale, në atë që u pa si një ndryshim në rrugën e bashkëpunimit të saj me Rusinë në fushën e mbrojtjes.

Por, pak pas kësaj marrëveshjeje Beogradi dërgoi në Rusi zëvendësministrin e Serbisë Aleksandar Vulin për të siguruar presidentin rus Vladimir Putin se e vendi ballkanik, që zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO.

Por, pak pas kësaj marrëveshjeje Beogradi dërgoi në Rusi zëvendësministrin e Serbisë Aleksandar Vulin për të siguruar presidentin rus Vladimir Putin se e vendi ballkanik, që zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DY ORËSH/ Përfundon mbledhja e Asamblesë së Tiranës! Prezantohen detyrat e 3 drejtuesve të qarkut
Previous article DOSJA/ SPAK zbardh skemën, si ndikoi Berisha në privatizimin e kompleksit “Partizani” dhe premtimi i biznesmenit Bektashi

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT