• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I KËRKUAR NGA SPAK/ GJKKO lë në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtor i Policisë Lezhë
Home
Nderkombetare

I KËRKUAR NGA SPAK/ GJKKO lë në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtor i Policisë Lezhë

14 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata e Posaçme la në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë Lezhë në hetim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Së bashku me avokatin e tij nuk dhanë sqarime në gjykatë pasi kërkuan të njihen me dosjen, ndërsa lajmëruan se do të apelojnë vendimin në Apelin e GJKKO-së.

Në bisedat në sky ecc Mitri del se u linte rrugë të lirë kultivuesve të kanabisit të mbushnin parcelat. Ai u vetëdorëzua më 11 shtator 2024, pas 4 muajve kërkim.

Si dekonspiroi operacionet e ‘Guardia di Finanza’?

Si drejtues i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri ishte i pari që merrte informacion nga Guardia di Finanza të kontrolleve nga ajri, me koordinata të përcaktuara saktë, urdhra të cilët firmoseshin pikërisht nga ai. Por para sa të bënte detyrën si funksionar i lartë i policisë së shtetit, ai komunikonte me vartësin e tij, shefin e Antidrogës, Klodian Shahini, të cilin e pyeste ku janë parcelat e mbjella me kanabis nga bashkëpunëtorët dhe nëse përkonin me koordinatat ku do të fluturonte GdF, njoftoheshin trafikantët, të cilët merrnin masat.

Në këtë skemë, Mitri dhe Shahini ishin së bashku, ndërsa bashkëpunëtor i tyre i ngushtë ishte Elson Reçi, i fisit të Reçëve të Rrëshenit apo edhe për parcela të tjerë në zonën e Mirditës. Por, me gjithë përpjekjet për të mos lejuar kontrollet anti-kanabis, Mitri dhe Shahini nuk ia dalin do të mbrojnë parcelat dhe njerëzit e tyre.

Mitri po ashtu mbylli sytë për një kazino të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar më parë në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, të cilën e kishte në Lezhë dhe që e mbante jashtë rregullave të ligjit. Por, kur oficeri i krimit ekonomik, Gentian Ndoji, i futet në kazino, arreston menaxherin dhe sekuestron kompjuterët, për Henerigert Mitrin, që kishte dalë garant mbi ecurinë e biznesit, dalin probleme.

Gjatë operacionit ‘Revanshi’ falë hetimeve të SPAK dhe Policisë së Shtetit u firmosën 50 urdhër-arreste për bosë të krimit brenda dhe jashtë vendit ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u zbardhën disa ngjarje të rëndë të viteve të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHISTE LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohet 20-vjeçari në Lushnje, e pëson edhe një i mitur
Previous article STATISTIKAT/ Venecia “gjah” i preferuar i Milanit, Teo shumë pranë… Maldinit

s.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT