• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SIGURIA DETARE”/ Policia bllokon 17 mjete lundruese përgjatë vijës bregdetare
Home
Aktualitet
Kronikë

“SIGURIA DETARE”/ Policia bllokon 17 mjete lundruese përgjatë vijës bregdetare

8 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka bllokuar 17 mjete lundruese, ndërsa ka gjobitur pronarët e tyre me nga 1 mln lekë secilin, për shkeljet e evidentuara.

Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare edhe gjatë javës së parë të muajit shtator, duke parë fluksin e lartë të frekuentimit të plazheve të vendit nga pushuesit, ka vijuar me intensitet operacioni “Siguria Detare”, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.

Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 17 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.

Policia bëri të ditur se 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin, 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike me motor uji për lundrim është bllokuar në Koman.

Pesë prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.

Drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.

Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 11 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman. Në shumicën e rasteve, turistëve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo pamundësisë për t’u kthyer në breg për shkak të dallgëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON SEZONI I PLAZHIT NË DURRËS/ Prenotime edhe për muajin Shtator
Previous article DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 1 i plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

KRUJA NUK GJEN QETËSI/ Sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve Aktualitet

KRUJA NUK GJEN QETËSI/ Sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT