Partia Socialiste i ka kushtuar një vëmendje të veçantë qarkut të Tiranës, ndërsa ka nisur punën për zgjedhjet parlamentare 2025. Si qarku më i madh dhe që nxjerr numrin më të madh të deputetëve, për herë të parë kryesocialsiti Edi Rama ia beson 3 drejtuesve politikë.
Erion Veliaj u konfirmua si drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, i cili në zgjedhjet vendore të 2023 fitoi 4 nga 5 bashkitë, përveç asaj të Kavajës. Krahas tij në terren do të zbresin edhe Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, e cila në zgjedhjet parlamentare udhëhoqi fitoren historike të PS në Shkodër. Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik PS fitoi Bashkinë e Shkodrës, ndërsa këtë qark për betejën e 2025, Rama ia besoi kryebashkiakut Benet Beci.
EMRAT E DREJTUESVE NË QARQE
Tirana- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako, ikën Ardian Çela
Shkodër- Benet Beci, ikën Elisa Spiropali
Lezhë: Ulsi Manja, konfirmohet
Kukës: Pandeli Majko, konfirmohet
Dibër: Blendi Gonxhe, ikën Balluku
Elbasan: Arbian Mazniku, ikën Damian Gjikunri
Fier: Belinda Balluku, ikën Taulant Balla
Korçë: Niko Pelshi, konfirmohet
Gjirokastër: Mirela Kumbaro, konfimrohet
Berat: Ervin Demo, ikën Bledi Çuçi
Vlorë: Bledi Cuçi, ikën Blendi Klosi
Shef politik për Diasporën- Taulant Balla


