• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I 10 SHTATORIT TRUMP-HARRIS/ Sondazhet amerikane: Ja kush e fiton përballjen e parë
Home
Nderkombetare

DEBATI I 10 SHTATORIT TRUMP-HARRIS/ Sondazhet amerikane: Ja kush e fiton përballjen e parë

1 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kandidatja Demokrate për garën presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara Kamala Harris kryeson ndaj rivalit të saj republikan Donald Trump sa i përket atributeve personale dhe menaxhimit të fushatës presidenciale. Këto janë përfundimet e një sondazhi të realizuar nga televizioni ABC News në bashkëpunim me IPSOS në Shtetet e Bashkuara.

56% e Amerikanëve mendojnë se Harris ka bërë një punë shumë të mire ose te shkëlqyer në drejtimin e fushatës së saj krahasuar me 41% të amerikanëve që mendojnë diçka të tillë për Trump.Sondazhi i ABC News dhe Kompanisë Ipso tregon gjithashtu si fituese të debatit presidencial në 10 shtator, Kandidaten Demokrate Kamala Harris me 43% ndërsa 37% e amerikanëve mendojnë se fitues i këtij debati do të jetë Trump.

Në një këndvështrim të përgjithshëm mbi zgjedhjet e 5 nëntorit, Harris shihet sërish si favorite ndaj Trump dhe pritet të marrë 50% të votave të Amerikanëve ndërsa Trump 46% të këtyre votave.

Sa I përket ndarjes së votuesve në gjini , 54% e grave dhe vajzave në Amerikë do të votonin për Kamala Harris ndërsa 41% e tyre për Donald Trump.

Në këtë sondazh ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan është favorit për të marrë votat e meshkujve pasi 51% e tyre do të zgjidhnin Trump për president krahasuar me 46% që do të zgjidhnin Kamala Harris.

Rezultatet e sondazhit më të fundit nga televizioni ABC News dhe Kompania Ipsos tregojnë sesi gara presidenciale e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u trondit nga dorëheqja e Joe Biden si kandidate e demokratëve.

Që prej kur Kamala Harris është zgjedhur si kandidatja Demokrate për Garën Presidenciale të nëntorit, Donald Trump kandidati I republikanëve në këtë garë ka humbur epërsinë e tij pothuajse në të gjitha sondazhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BULLIZUA PËR PESHËN/ Mikela Pupa: Shtatzënia është bekim, jo faj
Previous article SHKATËRROHET GRUPI KRIMINAL NË ITALI/ Në pranga disa shqiptarë! Si shpërndanin kokainën duke…

s.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT