• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA ME ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 48 vatra zjarri në 24 orë, pesë ende aktive…
Home
Breaking News

SITUATA ME ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 48 vatra zjarri në 24 orë, pesë ende aktive…

27 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend është bërë e mundur shuarja e 43 vatrave zjarri nga 48 të tilla. Në operacione janë angazhuar 655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore.

Zjarret janë shuar në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër.

Aktualisht po punohet:

Në fshatin Surroj njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar 39 forca nga strukturat vendore të bashkisë dhe 17 efektivë nga Forcat e Armatosura. Situata është drejt normalizimit.

Në fshatin Tetaj, njësia administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë. Në terren janë angazhuan 13 forca nga strukturat vendore të bashkisë Tropojë. Situata është e normalizuar, nuk ka rrezik për banesa.

Në fshatin Bukëmirë, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri u zhvillua në një sipërfaqe me shkurre dhe pemëtari. Në vendngjarje u angazhuan 40 forca nga strukturat vendore (MZSH, policia, bashkia, Shërbimi Pyjor, vullnetarë), të cilët arritën në mbrëmje vonë të normalizojnë situatën. Zjarri është i izoluar, po mbahet në monitorim për arsye të ndonjë riaktivizimi të mundshëm.

Në fshatin Baqel, njësia administrative Blinisht. Zjarri është zhvilluar në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe hamullore. Për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka marrë përmasa duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe që ka përfshirë fshatrat Baqel dhe Krajën të njësisë administrative Blinisht dhe Dajç të njësisë administrative Dajç. Në terren u angazhuan 105 forca operacionale të cilët kanë punuar dhe arritur të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit në orën 20:00. Zjarri është i izoluar, po mbahet në monitorim për arsye të ndonjë riaktivizimi të mundëshëm. Si pasojë e zjarrit pati dëmtime në disa ndërtesa si dhe u përshkua një sipërfaqe prej 250 ha me shkurre, pemëtari dhe hamullore.

Në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnel, bashkia Vau-Dejës, është riaktivizuar vatra e zjarrit. Po punohet nga MZSH Vau-Dejës. Gjatë ditës në vendngjarje u angazhuan 41 forca operacionale. Si pasojë e erës, zjarri në orët e mbrëmjes mori përmasa duke u përhapur në një shtrirje prej 3 km. Në mbështetje të forcave në terren punuan 3 automjete zjarrfikëse nga FA.

Mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale që janë në terren për angazhimin e tyre maksimal dhe punën e palodhur!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JETONTE JASHTË VENDIT"/ Babai denoncon humbjen e kontakteve me të birin, policia jep detaje
Previous article ME PROJEKTE TË REJA SË SHPEJTI/ Luiz Ejlli: Kam gati 4 këngë! Ja kush janë artistet me të cilat ai po bashkëpunon

s.autor

Postime të ngjashme

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku Aktualitet

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës Aktualitet

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT