• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË GAZA/ Zyrtari i OKB ngre alarmin: Duhen mbrojtur civilët! Ja problemet me të cilat po përballen
Home
Nderkombetare

LUFTA NË GAZA/ Zyrtari i OKB ngre alarmin: Duhen mbrojtur civilët! Ja problemet me të cilat po përballen

23 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se urdhrat e evakuimit të lëshuara me qëllim mbrojtjen e civilëve në Gaza, në të vërtetë po i rrezikojnë ata.

Ai ka deklaruar se civilët po detyrohen të lëvizin në zona që janë po njësoj të pasigurta, ndërsa shtoi se në vendet e shpërngulura tashmë atyre u mungon edhe aksesi në burime të nevojshme për mbijetesën siç është uji dhe produktet mjekësore.Muhannad Hadi, koordinatori humanitar i OKB-së për territorin e pushtuar palestinez, shtoi se mes banorëve të shpërngulur po përhapen një numër i lartë sëmundjesh.

“Që nga fillimi i konfliktit në tetor, urdhrat e evakuimit të Izraelit në Gaza kanë zhvendosur 90% të 2.1 milionë banorëve të saj. Kishte 12 urdhra evakuimi vetëm në gusht që detyruan rreth 250,000 njerëz të lëviznin përsëri. Ata po i detyrojnë familjet të ikin sërish, në një zonë gjithnjë në pakësim që është e mbipopulluar, e ndotur, me shërbime të kufizuara dhe, si pjesa tjetër e Gazës, e pasigurt. Njerëzit po privohen nga aksesi në shërbimet thelbësore për mbijetesë, duke përfshirë objektet mjekësore, strehimoret, puset e ujit dhe furnizimet humanitare. Furnizimi me ujë në Deir al Balah është ulur me të paktën 70% për shkak të mbylljes së pompave dhe impianteve të shkripëzimit të vendosura brenda zonave të evakuimit. Një mungesë e madhe e klorit për dezinfektimin e ujit, me rezerva që pritet të zgjasin vetëm një muaj më shumë, po nxit sëmundjet, infeksionet e lëkurës, hepatitin A dhe tani poliomielitin. Civilët janë të rraskapitur dhe të tmerruar, duke vrapuar nga një vend i shkatërruar në tjetrin, pa i parë fundi. Kjo nuk mund të vazhdojë. Ajo që duhet të bëjmë është e qartë: Mbroni civilët, lironi pengjet, lehtësoni aksesin humanitar, bini dakord për një armëpushim!”, tha Muhannad Hadi, koordinatori humanitar i OKB-së për territorin e pushtuar palestinez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OSHEE, KESH dhe OST realizuan 54 mln euro fitime në 3-mujorin e parë 2024, rënie vjetore me 33%
Previous article ÇFARË E LIDH ME SHQIPËRINË? Komediani i njohur tregon tatuazhin me shqiponjën! Rita Ora habitet...

s.autor

Postime të ngjashme

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve Botë

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT