Për shumicën e të rriturve arritja e kulmit të masës muskulare ndodh gjatë të 30-ave dhe të 40-ave. Pas kësaj pike, një humbje graduale e masës muskulare fillon dhe vazhdon deri në plakjen përfundimtare të lëkurës. Pikërisht kjo humbje e masës muskulare njihet si sarkopenia ose varje e lëkurës dhe mund të ndodh shumë shpejt.
Ata që janë fizikisht inaktiv mund të humbasin 3 deri në 5 përqind të masës muskulare për çdo dekadë pasi kalojnë moshën 30 vjecare. Ja cilat janë shkaktarët e sarkopenias dhe simpotomat e saj si dhe trajtimet që duhet t’i dini.
Shkaktarët e sarkopenias:
- Një mungesë e ushtrimeve dhe inaktivitetit të kombinuara së bashku është shkaktari kryesor i sarkopenias ose varjes së lëkurës. Gjithsesi sarkopenia mund të prek edhe njerëzit më fizikisht aktiv.
- Reduktimi që lidhet me moshën e qelizave nervore, përgjegjëse këto për dërgimin e sinjaleve nga truri tek muskujt për të inicuar lëvizjen.
- Marrje e pamjaftueshme e kalorive dhe proteinave për të mbështetur masën muskulare.
- Një rënie në aftësinë e trupit për të sintetizuar proteinat.
- Një rënie në përqendrimet e disa hormoneve, duke përfshirë hormonin e rritjes, testosteronin dhe faktorin e rritjes së insulinës.
Mangësitë ushqyese, pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe inflamacionet gjithashtu kontribuojnë në një rritje të gjasave të sarkopenisë. Problemet si mosfunksionimi i zemrës, kanceri dhe diabeti janë shkaqe të tjera.
Trajtimet që mund të merrni për të luftuar varjen e lëkurës:
- Ushtrohuni rregullisht.
- Rrisni konsumimin e proteinave dietike.
- Zgjidhni proteinat me kujdes kryesisht aminoacidet.
- Merrni më shumë acide yndyrore Omega3.
- Tregoni kujdes me balancimin e hormoneve.
- Konsumoni më shumë ushqime anti-inflamatore.
- Përdorni më shumë Vitamina D.
- Ndaloni përdorimin e duhanit.
- Mos konsumoni alkool.


