• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBAJTJA E UJIT NË TRUP/ Çfarë e shkakton dhe si të nxirret në mënyrë natyrale
Home
Shëndet

MBAJTJA E UJIT NË TRUP/ Çfarë e shkakton dhe si të nxirret në mënyrë natyrale

18 August, 2024 s.autor Shëndet

Për shkak të stilit të shpejtë të jetesës, ushqimit të parregullt ndodh mbajtja e tepërt e ujit në trup. Nyjat e fryra, pesha e tepërt e trupit dhe përgjumja janë vetëm disa nga simptomat që tregojnë këtë problem. Mbajtja e ujit në trup mund të ndodhë për shumë arsye, por kjo do të thotë që uji nuk nxirret jashtë në sasi të mjaftueshme.

Sistemet e organeve për nxjerrjen e lëngjeve, kryesisht veshkat dhe limfa, nuk nxjerrin jashtë mjaftueshëm lëngje dhe më pas ndodh mbajtja e tij nën lëkurë, në disa organe, në disa pjesë të trupit.

Kjo më së shpeshti vërehet te ënjtjet, të cilat shfaqen në gjymtyrët e poshtme dhe më pas mund të shfaqen në fytyrë, fryrje të fytyrës, në duar, ënjtje në stomak. Personat me mbipeshë priren të mbajnë lëngje, sepse jo shumë lëngje mund të kalojnë nëpër sistemin limfatik, për t’u nxjerrë jashtë, për shkak të qelizave yndyrore që bllokojnë hapësirën. Pra, në atë rast, mund të kemi një efekt të dyfishtë si mbajtjen e ujit ashtu edhe formimin e celulitit.

Ka shumë arsye, nuk janë të rrezikshme dhe kjo është nëse marrim shumë lëngje dhe sistemi ynë i eliminimit, siç janë veshkat, nuk mund të nxjerrë mjaftueshëm lëngje për shkak të problemeve me të njëjtat organe. Pastaj, dekompensimi kardiak, probleme me mushkëritë, probleme në nivel të organeve të tjera mëlçisë dhe këto janë gjëra më të rënda

Gjithashtu shkak mund të jenë problemet me qarkullimin venoz. Pastaj, nëse ka ndonjë tromb sistemi i qarkullimit të gjakut, e gjithë kjo mund të pengojë në nxjerrjen e ujit. Arsyet më të zakonshme janë lëvizjet e pamjaftueshme, gjumi i pamjaftueshëm dhe aktiviteti fizik. Ne duhet të bëjmë ushtrime për të lëvizur limfën.

Gjithashtu gjatë shtatzënisë rritet vëllimi i plazmës së gjakut dhe shfaqet fryrja. Nëse pimë pak ujë, trupi mund të mbajë ujë për ta kursyer. Duhet të keni shumë kujdes me kafeinën, sepse është një diuretik i njohur. Diuretikët duhet të merren me kujdes, sepse mund të nxjerrin aq shumë lëngje sa të shkaktojnë probleme në trupin tonë rritet presioni i gjakut, rritet niveli i kortizonit, rritet niveli i adrenalinës dhe ndodh çekuilibri hormonal.

Lëngu më i mirë për të marrë është uji, sapo të ngrihemi në mëngjes duhet të pimë dy gota ujë të vakët. Kur uji i pastër hyn në trup, ai thjesht hidraton të gjithë trupin, furnizon organet dhe qelizat tona, veçanërisht trurin dhe veshkat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDAL VETËM 16 KM LARG BREGDETIT SHQIPTAR VITIN E KALUAR/ Eva Buzo tenton sërish të notojë nga Italia në Shqipëri
Previous article TRAFIK I RËNDUAR NË HYRJE TË LUSHNJËS/ Policia “blindon” zonën, kryejnë kontroll makinave...

s.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT