Të paktën 54 persona kanë vdekur në përmbytjet që kanë përfshirë provincën Tibesti të mbuluar me shkretëtirë në veriun e largët të Çadit që nga e premtja e kaluar, thanë autoritetet lokale.
“54 persona humbën jetën nga përmbytjet në gjashtë rrethe të provincës Timbesti. “Mijëra dyqane dhe automjete u përfshinë nga ujërat nga 9 deri më 14 gusht,” tha gjenerali Maamat Tosi Sidi, kreu i autoriteteve të provincës Tibesti, duke folur për AFP.
Sipas Idris Abdallah Hassan nga shërbimi kombëtar meteorologjik i Çadit, përmbytjet janë për shkak të “shirave të rrëmbyeshëm” në rajon ku, në kushte normale, “shirat mezi arrijnë 200 milimetra në vit”.
Këto reshje janë një fenomen i motit që regjistrohet “çdo pesë apo dhjetë vjet”, theksoi ai. Rajoni Borkou-Enendi-Tibesti, një rajon fqinj me Libinë, është një shkretëtirë e madhe me male që besohet se kanë nëntokë të pasur me metale të çmuara.


