• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E ZBULON media italiane ‘Il Foglio’: Giorgia Meloni i ka vënë syrin një vile në Palasë me pishinë dhe pamje nga deti
Home
Politikë

E ZBULON media italiane ‘Il Foglio’: Giorgia Meloni i ka vënë syrin një vile në Palasë me pishinë dhe pamje nga deti

15 August, 2024 s.autor Politikë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon që të blejë një vilë private në Shqipëri, me pishinë, kopsht privat dhe me pamje nga deti. Media italiane “Il Foglio” i ka kushtuar një artikull të veçantë lajmit se Meloni kërkon të blejë një vilë luksoze në bregdetin shqiptar, në një resort në Palasë të Vlorës.

Jo vetëm marrëveshja me emigrantët, shkruan “Il Foglio”, por duket se kryeministrja italiane është e interesuar për të investuar në bregdetin shqiptar, jo shumë larg Italisë.

“Meloni ia ka vënë syrin një vile në një resort në Shqipëri”, shkruan media italiane, ndërsa bëhet fjalë për një vilë në zonën e lakmuar të Palasës, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro.Media italiane thotë se e ka konfirmuar lajmin nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.
“Një zgjedhje legjitime, por me një vlerë simbolike interesante. Gjë që ‘çimenton’ marrëdhëniet mes Romës dhe Tiranës”, shkruan “Il Foglio”.
Palasa është kthyer në një prej zonave më lakmuara të bregdetit shqiptar me investime, por edhe një prej zonave më të shtrenjta, pasi vilat e ndërtuara kapin shifra marramendëse.
Kujtojmë që Meloni ishte një vit më parë në Vlorë e shoqëruar nga familjarë të saj që u pritën nga kryeministri Edi Rama dhe qëndruan për tre ditë në rezidencën qeveritare. Duket se Meloni qenka mrekulluar nga bukuria e jugut të Shqipërisë, duke kërkuar edhe blerjen e një vile.
Të paktën sipas mediave italiane, Meloni prej kohësh ishte në kërkim të një investimi të ri, një vilë me pamje nga deti, me pishinë private dhe kopsht.
Sipas medias italiane, “investimi nuk do të ishte vetëm ekonomik, por edhe, mbi të gjitha, politik. Njësoj siç bëri Silvio Berlusconi kur bleu vilën në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm”.
Nëse kjo blerje do të realizohet, kjo do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve shkruan “Il Foglio”. Vetë kryeministri Rama pushon në vilat qeveritare në Vlorë, e nëse Meloni do të finalizojë blerjen e vilës, ndoshta tani do të takohen edhe me shpesh, me atë që kreu i qeverisë e cilëson si motra e vogël e Shqipërisë.
Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjeve të emigrantëve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E VËSHTIRË E ZJARREVE/ Vëngu: 10 vatra janë ende aktive, gatishmëria është rritur! Flakët vijojnë...
Previous article ZBULOHET E SHKUARA E ERRËT E DENIS MEÇE/ Vrasësi i Egli Progës me precedentë të tjerë penalë

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT