• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E VËSHTIRË E ZJARREVE/ Vëngu: 10 vatra janë ende aktive, gatishmëria është rritur! Flakët vijojnë…
Home
Politikë

SITUATA E VËSHTIRË E ZJARREVE/ Vëngu: 10 vatra janë ende aktive, gatishmëria është rritur! Flakët vijojnë…

15 August, 2024 s.autor Politikë

Javë të vështirë jo vetëm në vendin tonë, por për të gjithë rajonin e ka konsideruar ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, përballjen me zjarret.

Dita e djeshme ka shënuar intensitetin më të lartë të vatrave, por pjesa më e madhe e tyre thotë Vëngu, janë shuar.Kemi patur një javë të vështirë, jo vetëm për vendin por edhe për të gjithë rajonin dhe dita e djeshme ka qenë dita me intensitetin më të madh të vatrave të zjarreve, 40 vatra të identifikuara në rang vendi, kemi arritur të shuajmë 30 të tyre, kemi 10 të tjera që po tentojmë t’i shuajmë” tha ministri.
Ministri i Mbrojtjes kërkon reagim të shpejtë për shmangur rrezikun e jetës së qytetarëve apo pronës së tyre.
“Gatishmëria është rritur, edhe falë mbërritjes së dy helikopterëve rumunë, sigurisht koha është për reagim të shpejtë, të kemi përparësi mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronën e tyre” u shpreh ai.
Sa i takon zjarreve aktive, Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako tha se vatra më e vështirë ajo në Parkun kombëtar të Prespës po shpresohet të vihet nën kontroll total.
“Vazhdon në Prespë, është vënë nën kontroll, në pjesën më të madhe vatrat po monitorohen”
Mali i Thatë, pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës vijon të digjet prej 10 ditësh. Edhe pse prej ditës së djeshme në aksion është një avion rumun ende flakët nuk janë shuar. Ndërhyrja nga ajri dhe toka me 120 forca të angazhuara do të vijojë gjatë të enjtes, duke shpresuar se falë këtij operacioni kompleks të bëjnë të mundur shuarjen e plotë të të gjitha vatrave.
Ndërsa gjatë paradites së sotme, është shfaqur një tjetër vatër zjarri, në vendin e quajtur Guri i Nënshegut në Theth, ku forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës civile po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE/ Pak ditë pasi e bija humbi jetën, 34-vjeçarja sulmohet për vdekje nga qeni i saj, e kafshoi në dorën e majtë
Previous article E ZBULON media italiane ‘Il Foglio’: Giorgia Meloni i ka vënë syrin një vile në Palasë me pishinë dhe pamje nga deti

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT