Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre
Një nga protestuesit e pranishëm është shprehur se kërkesa thelbësore e tyre është hapja e një rruge dytësore.
“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues .
Ky është momenti kur forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se banorët largohen me vrap nga zona.


