• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GUSHA E DHJAMOSUR? Hapat dhe ushqimet e duhura për ta shmangur
Home
Shëndet

GUSHA E DHJAMOSUR? Hapat dhe ushqimet e duhura për ta shmangur

11 August, 2024 s.autor Shëndet

Gusha është një pjesë e trupit që kërkon kujdes të vazhdueshëm si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Shëndoshja e kësaj zone ndodh për shumë arsye, por mbipesha është një prej tyre.

Shkaktarë të tjerë janë plakja, akumulimi i lëngjeve, gjendra tiroide e të tjerë.

Shëndoshja e gushës mund t’ju duket e parëndësishme, por trajtimi i saj është i rëndësishëm.

Kjo sepse shëndeti i gushës është i lidhur fort me shëndetin e zemrës, kolesterolin e lartë dhe diabetin.

Një ushqyerje e shëndetshme dhe një aktivitet i rregullt fizik ju ndihmon të keni përmirësim.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org disa hapa se si të siguroni shëndetin e gushës.

Ushtrimet për gushën

Kur vjen puna tek gusha,  duhet të përqendroni tek një ushtrim – rrotullimi i qafës.

Ky ushtrim ju ndihmon të forconi dhe tonifikoni muskujt e qafës dhe e bën atë zonë më elastike.

Qëndroni drejt me sytë përpara. Ngadalë kthejeni kokën në të majtë, sa më larg që të mundeni dhe më pas kthejeni në të djathtë.

Përsëriteni këtë ushtrim 5-10 herë për çdo anë.

Ushtrimi i qëndresës

Qëndroni në këmbë ose ulur me trupin drejt. Vendoseni dorën e djathtë në anën e djathtë të kokës.

Shtyjeni kokën drejt pëllëmbës së dorës dhe në të njëjtën kohë shtyni kokën me dorë.

Krijoni një rezistencë në këtë lëvizje dhe qëndroni në këtë pozicion për 10-20 sekonda.

Përsëriteni ushtrimin në anën tjetër dhe bëjeni atë në 2-3 herë në dite me nga 10 seanca.

Ushtrimi i gojës

Ky ushtrim ka ndikim në muskujt e gushës.

Qëndroni ulur dhe mbajeni trupin drejt. Hapeni gojën dhe më pas buzën e sipërme mbajeni sipër dhëmbëve të poshtëm për 10-15 sekonda.

Përsëriteni këtë ushtrim për 5-7 minuta, dy ose tre herë në ditë.

Pozicionet e të ulurit

Mënyra se si qëndroni të ulur ka një ndikim të madh tek muskujt e qafës dhe mjekrës.

Nëse rrini shtrembër depozitat e yndyrës në gushë do të shtohen. Mos tentoni të merrni një pozicion shtrirës teksa qëndroni ulur. Qëndroni drejt me kokën lart.

Kujdes me kaloritë

Mbipesha është një nga arsyet kryesore që çojnë në trashjen e gushës. Nëse merrni më shumë kalori se sa digjni atëherë jeni të rrezikuar nga mbipesha.

Nëse ulni kaloritë javore me 3,500 kalori, do të humbisni 450 gramë në javë.

Konsumoni  racione të vogla, shmangni ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe ëmbëlsirat.

Shmangni pijet kalorike, të gazuara apo me sheqer të shtuar. Konsumoni gjithnjë sallatë dhe hani më shpesh arrorë dhe fara.

Hani më shumë fruta, perime, drithëra të plota dhe proteina.

Hidratimi

Uji është i rëndësishëm jo vetëm për të rënë në peshë por edhe për të eliminuar helmet nga organizmi.

Përpiquni të pini 8-10 gota me ujë në ditë, por sidomos shmangni pijet e gazuara me sheqer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHOHET SE VRAU ME BASTUN TË MOSHUARIN/ Flet avokati i historianit: Ai nuk firmos dot, nuk mund të gjuajë me bastun
Previous article LUFTA/ Moska i kërkon OKB-së të dënojë sulmin ukrainas në Kursk

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT