• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Kush është shqiptari Armando Pacani, i arrestuar në Dubai për trafik kokaine nga Brazili?
Home
Breaking News

DETAJET/ Kush është shqiptari Armando Pacani, i arrestuar në Dubai për trafik kokaine nga Brazili?

10 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqiptari Armando Pacani, i arrestuar më 29 korrik në Dubai, si kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Brazili drejt Europës, por i bërë me dije nga Interpol vetëm në ditët e fundit, fshihej në atë që quhet si “parajsa e kriminelëve” në Emiratet e Bashkuara Arabe i kamufluar si biznesmen, CEO i një kompanie metalesh, kur në fakt negociatat i bënte për trafikun e tonelatave të drogës.

40-vjeçari me origjinë nga Tirana, është i martuar me një grua gjermane dhe prej kohësh ka jetuar në Brazil. Nga hetimet atje rezulton të ketë trafikuar 17 tonë drogë, që kapin vlerën e 3.8 miliardë dollarë, e cilësohej një nga shitësit më të mëdhenj të kokainës në Europë. Droga fshihej në kontejnerë me ngarkesë të ligjshme, pa dijeninë e pronarëve të mallit, ose lihej në anije peshkimi.

Një nga dërgesat që u sekuestrua nga marina franceze pranë Sierra Leones, në nëntor 2022, mbante 4.6 tonë kokainë, në rreth 100 valixhe. Pacani ishte koka e gjithçkaje, që nga blerja, magazinimi, dërgimi në port, e deri te destinacioni final në kontinentin e vjetër. Nga zbërthimet e aplikacionit “SkyECC” njihej me nofkat “Albanês” që do të thotë “Shqiptari”, “Forbes” dhe “Globe”. Lavdia e aksioneve të tij u ndërpre kur u fut në listën e të kërkuarve gjatë operacionit “Hinterland”, në mars 2023. Organizata trafikonte kokainë me shtrirje nga Brazili, deri në Dubai.

Hetimi që solli operacionin “Hinterland” filloi në mars 2021, pas një sekuestrimi të 316 kg kokainë në Hamburg të Gjermanisë. Pas konfiskimit të drogës, u identifikua një furnizues paraguaian, i cili po merrte kokainën e prodhuar në Bolivi dhe vende të tjera dhe po hynte në Brazil përmes Ponta Porã. Droga më pas transportohej me kamionë në Santa Catarina dhe Río Grande do Sul, ku ngarkesat ruheshin në kompanitë e organizatës kriminale pranë porteve të Río Grande dhe Itajaí.

Nga atje ngarkesat u kontaminuan në dërgesa të ligjshme, në bashkëpunim me menaxherët e logjistikës, për t’u dërguar në kontinentin evropian. Ndërkohë, në Europë ishte përgjegjës për shpërndarjen në vende të ndryshme të rajonit shqiptari Pacani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË MAQEDONI/ Një person ndërron jetë e disa të plagosur
Previous article TRAGJEDI/ Digjen të gjallë 5 persona në një makinë, 7 të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT