• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI NË AZIL/ U kapën nga kamerat e sigurisë teksa përpiqeshin të fshihnin ngjarjen, sekuestrohen celularët e infermiereve
Home
Breaking News

KRIMI NË AZIL/ U kapën nga kamerat e sigurisë teksa përpiqeshin të fshihnin ngjarjen, sekuestrohen celularët e infermiereve

9 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria ka sekuestruar telefonat e dy infermiereve të arrestuara për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, mbi krimin e kryer në azil ku Zyhdi Shehi qëlloi për vdekje shokun e dhomës Virxhil Vesho.

Kryeinfermierja Nazime Mulla dhe vartësja Glesantina Saraçi që shfaqen në kamera duke u përpjekur të fshehin vrasjen nuk kanë treguar ende nëse ato u urdhëruan për ta kryer këtë veprim duke telefonuar agjencinë funerale, apo është një sipërmarrje e tyre.

Ndërkohë pavarësisht dëshmive të stafit të azilit privat që kanë treguar se edhe autori Zyhdi Shehi edhe viktima Virxhil Vesho trajtoheshin nga skleroza, prokuroria ka urdhëruar policinë të sekuestrojë kartelat e tyre shëndetësore.

Një burim pranë prokurorisë së kryeqytetit pranoi se ende nuk janë referuar kartelat e tyre mjekësore për ta konsideruar të provuar sulmin në mesnatë nga historian i cili qëlloi në gjumë me një bastun shokun e tij të dhomës.

Aktualisht prokuroria e ka fokusuar hetimin tek zbardhja e skemës si ndodhi krimi dhe ende nuk i ka shtrirë hetimet dhe verifikimet se cili ishte protokolli për trajtimin e të moshuarve në azil.

Historiani Shehi ka deklaruar disa versione për sulmin që sipas tij e kreu mbasi 82-vjeçari i kishte hyrë në pronën private, pra në dhomën e azilit, i kishte zënë shpesh rrugën dhe e bullizonte. Stafi ka pranuar se mes dy të moshuarve nuk ka patur konflikte më herët.

Prokurorja e çështjes për shkak të veprimeve që po kryen nuk e ka referuar ende në gjykatë kërkesën për caktim të masës së sigurisë.

Nuk ka ende të dhëna nëse mbas ngjarjes veç policisë dhe prokurorisë që kanë bllokuar kamera e këqyrur vendngjarjen, a janë kryer apo jo verifikime nga institucionet e tjera mbi kushtet dhe protokollin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Temperatura deri në 40 gradë, rrymat ajrore afrikane “ndezin” Shqipërinë
Previous article SHOKUESE NË GREQI/ Abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur, përfundon në pranga 40-vjeçari, ngjarja u zbulua nga…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT