Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ne menyre ironike u ka bërë sot një ftesë të veçantë shtetasve amerikanë që jetojnë në vendin tonë për të qenë nesër pjesë e protestës.
Ai iu drejtohet miqve amerikanë që të jenë bashkë me opozitën në këtë marshim për ëndrrën pro amerikanë të shqiptarëve.
“FTESË NGA ZEMRA MIQVE AMERIKANË NË SHQIPËRI!
MIRËSEVINI nesër në orën 12.00 në Bulevardin “DËSHMORËT E KOMBIT!
BASHKOHUNI me pjesën më PROAMERIKANE, të kombit më PROAMERIKAN në glob, që nesër manifeston në emër të VLERAVE më fisnike të qytetërimit, VLERAT DHE ËNDRRËN AMERIKANE!
MOS MUNGO MIK!! 😍😍😍😍✌✌✌✌”, shkruan deputeti demokrat Gent Strazimiri ne rrjetin social.



