• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË HIMARË/ Celibashi: Në listë 6 mijë votues me ID të skaduara, s’kemi kompetencë zgjatjen e afatit
Home
Politikë

ZGJEDHJET NË HIMARË/ Celibashi: Në listë 6 mijë votues me ID të skaduara, s’kemi kompetencë zgjatjen e afatit

4 August, 2024 s.autor Politikë

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, nga Hamara ku po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri, pranoi se janë rreth 6 mijë votues që nuk mund të hedhin votën e tyre, për shkak se ka skaduar. Shifra u konfirmua nga kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi i cili hoqi përgjegjësinë nga vetja.

Është e vërtetë që janë rreth 6 mijë votues që dokumenti i identifikimit ose i ka skaduar ose i skadon në ditën e sotme. E njëjta gjë ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, por në atë kohë pati një vendim dhe ata u lejuan të votonin. Përse për këto zgjedhje nuk u mor një vendim nga ana e Këshillit të Ministrave përmes një akti normativ për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit sic mund ta kuptoni nuk mund ta them. Ne kemi bërë këtë komunikim sa herë që ka pasur zyrtarisht një kërkesë nga partitë politike për këtë cështje. Në këtë rast nuk kemi pasur asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare nga partitë politike, në ditët e fundit kemi pasur një shqetësim të ngritur në mënyrë informale. Për problemin me kartat e identitetit të skaduar nuk ka pasur asnjë komunikim me qeverinë apo Ministrinë e Brendshme.

Celibashi hoqi përgjegjësitë dhe konsideron se është në interes të votuesve nëse duan apo nuk duan një dokument të vlefshëm identifikimi.

Është një çështje që lidhet me interesin e vetë votuesve, pra kanë ose jo interes ato për të votuar, dhe për të pasur një dokument të vlefshëm identifikimi. Ky proces më pas i përket kandidatëve dhe subjekteve të interesuara.

Më herët, reagoi sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në një reagim në Facebook, Blushi thotë se ndalimi është bërë me urdhër direkt të Edi Ramës. Blushi sulmon dhe SPAK, teksa deklaron se është bërë pjesë e atij që ai e quan “operacioni mafioz”.

Në një deklaratë, OMONIA akuzon kryeministrin Rama se refuzoi të nxjerrë aktet ligjore që do të garantonin të drejtën e votës, sikurse ka bërë në zgjedhjet e mëparshme.

Përgjithësisht procesi i votimit në të gjithë bashkinë e Himarës ka qenë i rregullt, me disa problematika të vogla të evidentuara

Në një qendër votimi ka pasur pretendime për persona të paautorizuar në një qendër votimi. Kemi pasur një incident në një qendër votimi në Lukovë, ku përfaqësuesit e mediave nuk janë lejuar të hyjnë për të filmuar

Ndërkohë ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla i cili deri 31 korrik ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm përmes një deklarate bëri të ditur se kishte paralajmëroi qytetarët e Himarës që prej 22 Korrikut për aplikimin

Në total janë gati 23 mijë votues me të drejtë vote në Himarë, të cilët janë ftuar të zgjedhin kryebashkiakun e ri, një garë mes Vangjel Tavos së PS dhe Petro Gjikurisë së PD e PL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ SHQIPTARI/ U kap me drogë me vlerë 2 milionë euro, policia italiane...
Previous article ZGJEDHJET NË HIMARË/ Deri në orën 17:00 në dy QV, 8 votues me kartë ID të skaduar s'u lejuan të votojnë

s.autor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT