GJKKO la në arrest me burg 3 personat e arrestuar për trafik armësh drejt Britanisë së Madhe. Ata janë Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli, Rifat Avdiaj, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe sipas SPAK fshihen në Angli.
Të tre akuzohen për trafik ndërkombëtar armësh, por ata nuk e kanë pranuar në seancë akuzën.


