• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFUNDON MANDATIN SI AMBASADOR I BRITANISË SË MADHE/ Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit”: Tirana, një derë e hapur për ju
Home
Politikë

PËRFUNDON MANDATIN SI AMBASADOR I BRITANISË SË MADHE/ Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit”: Tirana, një derë e hapur për ju

1 August, 2024 s.autor Politikë

Në përfundim të mandatit të tij si ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në një ceremoni të posaçme në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shprehu vlerësimin për kontributin e ish ambasadorit King-Smith në ushtrimin e detyrës së tij në vendin tonë, por shtoi se “Çelësi i Tiranës” është simbolikë se ai e ka gjithmonë derën e hapur për t’u rikthyer në kryeqytet.

“Ne e kemi vlerësuar mirësinë, kontributin, përkushtimin, dedikimin, pasionin gjatë ushtrimit të kësaj detyre të rëndësishme. Kjo e sotmja nuk është një “Mirupafshim!”, por është një “Ju faleminderit!”. Në emër të qytetit të Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak, të atyre qytetarëve, që jam i sigurt që, nëse nuk i ke takuar fizikisht i ke prekur me fjalën tënde, me kontributin tënd, do të doja të kishe një çelës për t’u kthyer, jo vetëm te kjo tarracë, por në çdo centimetër katror të këtij qyteti. Ndaj dua t’ju akordoj Çelësin e qytetit të Tiranës, si një mënyrë për ta hapur gjithmonë derën, dhe sigurisht si një alibi për t’u kthyer gjithmonë këtu për gëzime, për festa dhe për punë të bukura”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi qëndrimin e Britanisë së Madhe në krah të Shqipërisë në ditët më të vështira, duke përmendur këtu edhe mbështetjen financiare të qeverisë britanike në Konferencën e Donatorëve, për përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar.

“Në ditët tona të vëshira, qofshin këto ditët e Luftës së Dytë Botërore, qofshin këto ditët e Luftës në Kosovë, apo qofshin këto ditët me luftën e rrënojave të tërmetit, Britania e Madhe ka qenë aty për ne, dhe ju si përfaqësues i Britanisë së Madhe keni qenë aty me ne. Britania e Madhe ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë. Nuk do të harrohet kurrë mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar edhe në përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019, 5 vite më përpara, kur në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve qeveria britanike ka qenë ndër të parët që ka ofruar një ndihmë financiare për rindërtimin e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Veliaj u ndal edhe te marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve, që janë konkretizuar si në marrëveshjet e nënshkruara në fusha të ndryshme, ashtu edhe në mikpritjen që Londra i ka bërë shqiptarëve, që tashmë janë vendosur në Britaninë e Madhe dhe jetojnë atje prej vitesh.

“Më vjen mirë që shoh këtu kryetarët e bashkive edhe përfaqësuesit e Hasit, Tropojës dhe Kukësit, ‘periferitë e Londrës’ që vetëm gjeografikisht janë në Republikën e Shqipërisë, por që fizikisht shumica e familjeve në fakt janë në Londër dhe sot janë ndoshta jo një temë që na ndan në debatet tona me Londrën, por një urë që na bashkon, pasi kemi zgjidhur këto çështje, një urë që na bashkon mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe miqve tanë në Londër e gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Një tjetër tregues i forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes është hapja, dy vjet më parë, e Zyrës së Forcave të Armatosura Britanike në Tiranë. Ne kemi treguar respekt për britanikët e ushtarakët, misionet ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore te Varrezat që kemi tek Liqeni i Tiranës. Më vjen mirë që bashkëpunimi është tani në të njëjtin nivel me të gjallët, me ata që sot përfaqësojnë NATO-n, sot përfaqësojnë talentet tona më të mira në fushën e mbrojtjes, në një botë që gjithmonë po bëhet më e pasigurt dhe që po duhet gjithnjë e më shumë që kombet të dinë kë kanë aleat, kë kanë miq dhe kë kanë partner, në çështje të sigurisë. Sot jam vërtet mirënjohës, që në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, gjatë vitit 2021 janë nënshkruar marrëveshjet e partneritetit, tregtisë, bashkëpunimit. Marrëveshja për transferimin e personave që vuajnë dënimin, për ta transferuar dënimin pranë familjeve të tyre këtu dhe marrëveshjes së ripranimit që kanë qenë disa nga negociatat kyç, për të themeluar një raport të ri special mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VRASËS ME PAGESË PËR TË ELEMINUAR KUNDËRSHTARËT"/ SPAK detaje nga “Plumbi i Artë 2”: Grupi i goditur drejtohej nga vëllezërit Çopja
Previous article ALARM NGA MURTAJA/ Greqia shtyn masat kufizuese, ndalohet therja dhe importi i kafshëve

s.autor

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT