• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Miratohet shtyrja e afatit të komisionit hetimor për Shëndetësinë, zgjidhen anëtarët e rinj të KLP e KLGJ
Home
Politikë

KUVEND/ Miratohet shtyrja e afatit të komisionit hetimor për Shëndetësinë, zgjidhen anëtarët e rinj të KLP e KLGJ

25 July, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Parlamenti shqiptar ka miratuar shtyrjen e afatit të Punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për “Sterilizimin” dhe “Check-up”.

Shtyrja e afateve mori 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Sipas këtij vendimi puna e Komisionit Hetimor parlamentar u shty deri më 22 tetor 2024.

Komisioni hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi u miratua më 21 mars, kur u përllogarit që punimet e saj të kryheshin për 4 muaj.
Ndërsa komisioni ka kryer aktivitetin e tij ka në ndodhr zhvillime të rëndësishme lidhur me këto çështje.

Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, është arrestuar në fillim të korrikut. Sipas SPAK, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Ilir Beqaj, në bashkëpunim me vartës të tij gjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me marrëveshjet e firmosura nga Shqipëria dhe Komisionit Evropian.

Por SPAK e akuzon Beqjan për “shpërdorim të detyrës” në lidhje me procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar.

Bledar Bajri dhe Albens Tabaku do të jenë dy anëtaret e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve. Ndonëse seanca plenare nuk mundi sërish të arrinte 2/3 e votave. Ata u zgjodhën në bazë të mekanizmit zhbllokues i cili parashikon se në rast dështimit të zgjedhjes në tre raunde, lista e dërguar për votim konsiderohet e miratuar.

E njëjta formule u ndoq edhe me anëtarët e Këshillit të Larte të Prokurorisë ku Erind Merkuri dhe Erind Germenji u bënë automatikisht anëtarë nga radhët e avokatëve.

Opozita edhe këtë herë refuzoi të behej pjesë e votimit duke e bojkotuar procesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet në Fier 33-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë
Previous article PËR ÇFARË E KRITIKUAN NDJEKËSIT? Olta u kthehet e revoltuar: Nuk e trajtoj veten si lopë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj Aktualitet

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit Aktualitet

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT