• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMI ME FONDET E BE-SË/ Beqaj kërkon lirinë: Nuk ekzistojnë kushtet…
Home
Aktualitet
Kronikë

ABUZIMI ME FONDET E BE-SË/ Beqaj kërkon lirinë: Nuk ekzistojnë kushtet…

22 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-ministri Ilir Beqaj ka apeluar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg”, të vendosur ndaj tij nga GJKKO.

Beqaj ka kërkuar ndryshim mase, me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet për mbajtjen e tij në qeli. Në kërkesën tyre avokatët e Ilir Beqes pretendojnë se nuk ka rrezik që ish ministri i Shëndetësisë dhe ish kreu i SASPAC, që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.

“Nuk ekzistojnë kushtet për këtë masë”,argumenton mes të tjerash ish-ministri i Shëndetësisë.

Kujtojmë se Beqaj është nën hetim për abuzime me fondet e BE, në kohën kur ishte drejtor i përgjithshëm i SASPAK. Ai po ashtu është nën hetim për dosjen e Sterilizimit, ku akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë.

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, njoftoi të enjten se ka kërkuar dhe marrë miratimin e gjykatës për masë sigurie arrest me burg për Beqajn si dhe masa të tjera sigurie për bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, ndërsa gjatë kontrolleve të kryera në zyra dhe biznese, u sekuestruan 47 mijë euro dhe 700 mijë lekë

“Personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim E. K., i emëruar nga vetë personi nën hetim I. B. në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës ‘Facility Point’ për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat. Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: ‘Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri’, si dhe ‘Konferenca e Energjitikës’, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRHEQJA E BIDEN NGA GARA/ Bill dhe Hillary Clinton shprehin mbështetjen për Kamala Harris
Previous article SKANDALI TE ONKOLOGJIKU/ SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT