• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E POLICIT/ Serbia vijon presionet: Do kërkojmë arrestimin e vëllait të Faton Hajrizit në Gjermani
Home
Rajon

VRASJA E POLICIT/ Serbia vijon presionet: Do kërkojmë arrestimin e vëllait të Faton Hajrizit në Gjermani

20 July, 2024 s.autor Rajon

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç tha këtë të shtunë se autoritetet në Beograd do të arrestojnë çdo person të mundshëm që ka ndihmuar Faton Hajrizin të kryejë vrasjen e policit serb.

Gjithashtu ai tha se policia po punon të përcakojë motivet dhe qëllimet e Faton Hajrizit, duke shtuar se do të kërkohet nga Gjermania dhe arrestimi i vëllait të Hajrizit, pasi dokumentet e gjetura në vendngjarje i përkasin atij.

“Kur dikush sulmon shtetin siç ka bërë Faton Hajrizi, atëherë është akt terrorist”, ka thënë Daçiç për TV Prva.

Ai është relativisht i ri për të marrë pjesë në aktivitete luftarake gjatë bombardimeve të NATO-s, por i përket një grupi që lavdëron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ne do të përcaktojmë se cilat ishin qëllimet dhe motivet e tij dhe presim përgjigje nga Gjermania për pyetjet nëse vëllai i tij ishte vërtet ishte apo nuk ishte në Gjermani”, tha ai.

Faton Hajrizi u arrestua ditën e premte nga policia serbe, 1 ditë pas vrasjes së policit në Loznicë.

I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova, Faton Hajrizi përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMTOHET CISTERNA E GAZIT NË ELBASAN/ Zona përreth izolohet pas rrjedhjes
Previous article AKSIDENTI NË ITALI/ 16 shqiptarë të plagosur, reagon Ministria e Jashtme

s.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT