• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I FRIKËSOHET HAKMARRJES/ Lul Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit: Mos më ekstradoni në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

I FRIKËSOHET HAKMARRJES/ Lul Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit: Mos më ekstradoni në Shqipëri

4 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë dhe i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare për vrasjen e tre personave në vitin 2005, i ka kërkuar Gjykatës Kombëtare spanjolle që të mos ekstradohet në Shqipëri për gjykim pasi i frikësohet hakmarrjes.

Berisha, i cili u arrestua në Alicante në dhjetor të vitit 2023, thotë se ka frikë për jetën e tij pasi pret një hakmarrje të mundshme për veprimet e tij në të kaluarën. Ai ka këmbëngulur në frikën që i kanoset nëse kthehet në Shqipëri sepse deri tani u ka shpëtuar 4 atentateve dhe shpërthimeve me tritol në shtëpinë e tij.

Prokuroria ka kërkuar ektsradimin e tij në mënyrë që Shqipëria ta gjykojë për vrasjet për të cilat akuzohet por edhe trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe prostitucionit.

Zyra e Prokurorit tha se Berisha i cili u arrestua në vitin 2023 në Alicante, në fillim të shkurtit 2005 “ishte përgjegjës për gjetjen e personave të përshtatshëm për shkak të lidhjeve të tyre shoqërore dhe farefisnore, për të eliminuar fizikisht” Klodian Saliun më 26 shkurt 2005 rreth orës 22:00. Në autostradën Tiranë-Durrës, tre personat kanë qëlluar me armë Saliun teksa ai po drejtonte automjetin e tij. Si pasojë e të shtënave Klodian Saliu ka gjetur vdekjen, duke rënë në kanalin e rrugës dhe njëri prej autorëve e ka qëlluar sërish”.

Lulzim Berisha, “pas planifikimit dhe organizimit të vrasjes, është larguar nga Shqipëria dhe është kthyer pak ditë pas ngjarjes”

.Më 27 shkurt të po atij viti, ka ndodhur një shpërthim në kabinën e ashensorit të një pallati në Tiranë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy shtetas, Vajdin Lame dhe Artan Arsi. Prokuroria sqaron se në realitet ky shpërthim ishte planifikuar nga Berisha dhe se “aktivizimi i eksplozivit është bërë përmes celularit”.

“Provat tregojnë se i pandehuri dhe tre persona të tjerë pasi kanë marrë lëndën plasëse dhe e kanë përgatitur duke vendosur një aparat telefonik që përdorej për aktivizimin e tij, ia kanë vënë në dispozicion një personi tjetër për të kryer shpërthimin në atë moment”.

Në vitin 2020 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga SPAK për 2 vrasjet e 2005, por më vona çështja ndaj Vajdin Lames u pushua dhe Berisha u akuzua vetëm për vrasjen e Klodian Saliut për hakmarrje mes bandave kriminale.

Lidhur me hakmarrjen e mundshme të pretenduar nga Berisha, autoritetet spanjolle thonë se është kontradiktore që ai ta pretendojë këtë dhe në të njëjtën kohë të kërkojë largimin e përkohshëm nga burgu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, reshje shiu në disa zona
Previous article ZGJEDHJET AMERIKANE/ Biden hedh poshtë “zërat” për largimin e tij: Do të jem deri në fund dhe do të fitojmë

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT