• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRYENIN MANOVRA TË RREZIKSHME ME JET SKI/ E pësojnë dy drejtuesit në Ksamil e Shëngjin
Home
Aktualitet
Kronikë

KRYENIN MANOVRA TË RREZIKSHME ME JET SKI/ E pësojnë dy drejtuesit në Ksamil e Shëngjin

2 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kryenin manovra të rrezikshme me Jet Ski, duke cenuar sigurinë e pushuesve në plazhet e Ksamilit dhe Shëngjinit, ndëshkohen me masa administrative 110000 dhe 100000 lekë, 2 drejtues të mjeteve ujore dhe iu bllokohen Jet Skitë.Ndërkaq, po punohet për bllokimin e 2 mjeteve të tjera lundruese, me të cilat gjithashtu po kryheshin manorva të rrezikshme.

Njësia Policore Detare dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Ksamilit dhe Shëngjinit, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare, nisur nga njoftimet e patrullave policore që patrullojnë në tokë përgjatë vijës bregdetare, si dhe bazuar dhe në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale, për disa mjete lundruese që kryenin manovra të rrezikshme, kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tyre.

Si rezultat, në Shëngjin dhe në Ksamil u bllokuan 2 prej mjeteve lundruese Jet Ski dhe drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative:

-110000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit;

-100000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe bllokimin dhe të 2 mjeteve të tjera ujore, që shfaqen në këto pamje filmike, duke kryer manovra të rrezikshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve ujore, që të pajisin mjetet me dokumentacionin e kërkuar me ligj, si dhe të lundrojnë brenda zonës së përcaktuar për këtë aktivitet.

Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët dhe median që të denoncojnë në njësitë fizike të Policisë dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që ata hasin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK FSHIHEN MË/ Princ Leka dhe e dashura e tij kapen në momente intime në qendrën tregtare
Previous article HOMAZHE PUBLIKE NË NDER TË KADARE/ Nisin nesër ora 09:00 tek TKOB, në 12:30 përcjellja për në banesën e fundit në Tufinë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

SLANDALI ME PUBLIKIMIN E VIDEOVE SEKSUALE/ Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria Aktualitet

SLANDALI ME PUBLIKIMIN E VIDEOVE SEKSUALE/ Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria

"PËRPLASJA" PARA KRYEMINISTRISË/ Protestuesit përballen me policinë ndërsa Rama pret von der Leyen Aktualitet

"PËRPLASJA" PARA KRYEMINISTRISË/ Protestuesit përballen me policinë ndërsa Rama pret von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT