• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’DO JEM AS MINISTRE, AS KRYETARE E KUVENDIT”/ Le Pen përjashton veten nga qeveria
Home
Nderkombetare

“S’DO JEM AS MINISTRE, AS KRYETARE E KUVENDIT”/ Le Pen përjashton veten nga qeveria

2 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Në rast të fitores së Tubimit Kombëtar në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative, “qeveria është gati“. Kështu ka siguruar këtë të martë francezët udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen teksa fliste për France Inter.

“Kjo qeveri do të jetë e plotë, kompetente, e përbërë nga njerëz nga Tubimi Kombëtar dhe njerëz që morën pjesë me ne në zgjedhje”, shpjegon ajo, duke theksuar se në qeveri do të përfshihen njerëz nga shoqëria civile.

Madje Le Pen siguron francezët se ajo vetë nuk do të jetë as deputete, as kryetare e Kuvendit e aq më tepër të mendojë të marrë ndonjë post ministror. “Nuk do të jem fare”, këmbëngul ajo.

Sa i përket koalicioneve në rast se Tubimi Kombëtar nuk fiton shumicën në Asamblenë Kombëtare, Le Pen u shpreh: “Ne nuk mund të biem dakord të shkojmë në qeveri nëse nuk mund të veprojmë”.

“Nuk ka kuptim nëse nuk mund ta ndryshojmë politikën që po ndiqet. Të shkosh në qeveri vetëm për t’u ulur në karrigen e ministrit nuk është objektivi. Nëse do ta bënim këtë do të ishte edhe tradhtia më e keqe për votuesit tanë. Por ne duam të shkojmë atje, duam të qeverisim”, theksoi liderja e ekstremit të djathtë.

Kritikat e rivalëve për idenë e hedhur gjatë fushatës që të ndalohen qytetarët me shtetësi të dyfishtë nga drejtimi i disa institucioneve, Le Pen i cilësoi qesharake, duke thënë se ka një bazë ligjore në Francë aktualisht ku kjo aplikohet, me një listë prej rreth 30 pozicionesh.

“Ndalimi i aksesit në pozicione të caktuara për shtetasit e dyfishtë ka të bëjë me një listë prej rreth tridhjetë pozicionesh. Sot ka një konflikt të fshehtë me Rusinë, është e qartë se ne nuk do të vendosim një franko-rus në krye të sigurisë bërthamore”, shpjegoi Le Pen.

“Kjo tashmë ekziston në shumë vende”, shtoi ajo duke cituar Gjermaninë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNË NË FAMILJE/ Njëri rreh gjyshen, tjetri bashkëshorten, e pësojnë dy persona në Fier
Previous article "KISHTE VESHUR MASKËN E VDEKJES"/ Studenti rumun i Kadaresë tregon takimin e fundit me të

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT