• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“KISHTE VESHUR MASKËN E VDEKJES”/ Studenti rumun i Kadaresë tregon takimin e fundit me të
Home
Kulturë

“KISHTE VESHUR MASKËN E VDEKJES”/ Studenti rumun i Kadaresë tregon takimin e fundit me të

2 July, 2024 s.autor Kulturë

Marius Dobrescu, përkthyesi rumun i veprave të Ismail Kadaresë dhe miku i tij që nga koha kur ishte student tregoi në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania takimin e fundit me gjeniun e letrave shqipe.

Ai rrëfeu se në takimin e fundit me shkrimtarin e madh, në fundmars të këtij viti, e kishte parandjerë se ai nuk do të ishte edhe shumë gjatë mes nesh, pasi i ishte dukur shumë i largët dhe i heshtur, sikur të kishte veshur maskën e vdekjes.

“Takimi i fundit ka qenë në 29 mars të këtij viti, isha në Tiranë, e çuditshme, është se nuk më tha asgjë, ishte i heshtur, pak i largët, pak i huaj dhe thashë me vete se Kadarenë s’do ta kemi për shumë kohë më. Siç i vuri diktatorit maskën e njerëzimit ashtu e kishte vënë edhe ai maskën e vdekjes, ishte shumë i largët, besoj se as nuk më njohu dhe kjo më ka prekur shumë
Humbi një kolos i letërsisë botërore, shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe, më konsideronte si përkthyesin e tij më besnik dhe unë e konsideroj si model i jetës sime, i papërsëritshëm. Për mua vepra e Kadaresë është një ushtrim matematike, secila frazë është një problem, tani kam arritur tani ta përkthej Kadarenë pa fjalor dhe pa pyetur njëri tjetër.

Mesazhi im është ta lexojnë Kadarenë sepse kështu mund ta gjykojnë dhe kuptojnë më mirë historinë e vendit të tyre dhe të Ballkanit dhe mund ta njohin më mirë popullin shqiptar”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DO JEM AS MINISTRE, AS KRYETARE E KUVENDIT"/ Le Pen përjashton veten nga qeveria
Previous article I RIU U GJET I PLAGOSUR NË SHËNGJIN/ Policia jep detaje: Dyshohet se ra nga…

s.autor

Postime të ngjashme

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT