Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Vasilika Hysi e ftuar në ‘ReportTV’ ka sqaruar se Komisioni do të mblidhet sërish ditën e hënë për të rishqyrtuar listat e kandidatëve të KLP-së dhe KLGJ-së.
“Ne do të mblidhemi ditën e hënë, dhe dua të ftoj Opozitën që të bëhet pjesë e procesit. Të gjithë akuzat që bëhen në sajë të listave të këtyre dy organeve janë nga persona që janë vetë të akuzuar për korrupsion. Kjo sepse korrupsioni nuk ka ngjyrë”.
“Nuk është aspak e vërtetë që disa prej anëtarëve të komisionit të Ligjeve nuk kanë paguar disa detyrime monetare. Madje një prej personave që unë dua të theksoj si një prej njerëzve më korrektë në këto lista është Z.Sinan Tafaj”.
E pyetur për “Ngritjen e këtyre institucioneve të KLGJ dhe KLP”, Hysi u përgjigj:
“Nuk është në dorë të Kuvendit, por edhe të organeve të Gjykatës së Vetting-ut të cilët aktualisht po kryejnë procedurat për kërkimin e informacioneve të cilat kërkohen.
Mua më vjen keq që baltosen figura të rëndësishëm të këtyre listave, të cilët janë profesorë të rëndësishëm në fushën e drejtësisë dhe prej kohësh kanë nxjerrë gjyqtarë të shkëlqyer.
Unë jam optimiste për vijimësinë e këtij procesi. Dhe nëpërmjet kësaj mediaje unë inkurajoj të gjithë personat që janë të lidhur me organet e drejtësisë që të vazhdojnë akoma dhe më tepër që të punojnë për këtë process gjithëpërfshirës”.
Hysi theksoi më tepër që në sajë këtyre listave që janë Komisioni do të rimblidhen sërish të hënën.
Ndërsa e pyetur lidhur me Protestën e nesërme nëse socialistët kanë frikë për të, Hysi përgjigjet:
“Jo, nuk ka përse të jetë frikë. Secilado parti politike ka të drejtën e saj që të protestojë në sajë të një kauze. Por mua më vjen keq që nuk po mundem të kupoj arsyen se përse protestohet. Për KLGJ, dhe KLP, për kryeprokuroren Marku, për Vetting-un? Kjo është edhe një gjë që e vura re dje në seancën e radhës në Parlament ku unë po e drejtoja, ku të gjithë deputetët e Opozitës po shpjegonin mendimet e tyre për të ardhur në Protestë, por vetëm për rendin e ditës nuk folën”.
Përgatiti: AlpeNews.al


