• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA NJËSIA 10/ Veliaj: Fitorja në zgjedhjet e 2025 është mision historik për PS. alternativa e opozitës janë gomat e djegura
Home
Politikë

FLET NGA NJËSIA 10/ Veliaj: Fitorja në zgjedhjet e 2025 është mision historik për PS. alternativa e opozitës janë gomat e djegura

22 June, 2024 s.autor Politikë

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si një mision historik për vendin fitoren e zgjedhjeve të 2025-ës. Gjatë takimit me socialistët e Njësisë 10 në kryeqytet, Veliaj tha se ajo që ofron opozita si alternativë janë vetëm djegia e gomave dhe dhuna.

“Kur shikoj alternativën që kemi përballë, ata që djegin goma, shikoj që sa më shumë humbasin, aq më të dhunshëm bëhen. Nuk e di pse nuk e kuptojnë që, në fakt, të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme është përkufizim i budallallëkut. Ata djegin goma në Shqipërinë e 2024-ës! Shikoj turistët që i fotografojnë si specie ekzotike dhe them: Si ka mundësi që shumica e Shqipërisë do rend, do siguri, do paqe, do dashamirësi mes njëri-tjetrit, do që gjërat të shkojnë përpara, kurse këta djegin goma. I çojmë fëmijët në të njëjtat shkolla që kemi transformuar dhe janë 42 shkolla të reja si “Emin Duraku”; i çojmë fëmijët tek i njëjti Park i Liqenit; i çojmë fëmijët tek të njëjtat hapësira. Ndaj them se nuk e kemi vetëm detyrë, e kemi mision historic të fitojmë, të drejtojmë, të transformojmë, të modernizojmë”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se PS është forca që e ka mbështetur fort reformën në drejtësi.“Kur shumë njerëz flasin sot për reformën në drejtësi, sot jemi dita me natën. Sot nuk strehohet asnjë njeri në bodrum dhe sot kushdo që ka llogari për të dhënë, patjetër duhet t’i sqarojë me drejtësinë. Por, koha kur ti bëje karrierë duke vrarë, duke gjakosur, duke plagosur e qëlluar socialistët, është një kohë që i përket së kaluarës. Ishte një kohë kur njerëz si Remzi Hoxha zhdukehsin në qytetin tonë, në 21 janar u vranë ata që kishin logon e PS. Sot ajo kohë ka ikur, por sot është koha për të kujtuar dhe për të falenderuar të gjithë ata që kanë dhënë këtë kontribut të jashtëzakonshëm për Partinë Socialiste. Kur bëhesh socialist sot je me fitimtarët, je me skuadrën që fiton Shqipërinë, me skuadrën që fiton Tiranën, me skuadrën që fiton Njësinë 10”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DASHURA SHQIPTARE E DENONCOI PËR DHUNË/ Arrestohet 28-vjeçari gjerman në Tiranë
Previous article PAMJET/ Gruaja gjysmë e zhveshur dhunon shoferen e një automjeti, kjo e fundit e tërheq zvarrë në mes të autostradës

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT