• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANA “SMART CITY”/ Një tjetër korsi vetëm për biçikleta i ndërtohet Tiranës (FOTO)
Home
Sociale

TIRANA “SMART CITY”/ Një tjetër korsi vetëm për biçikleta i ndërtohet Tiranës (FOTO)

26 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Këto ditë, teksa ecni nëpër rrugët e Tiranës, me siguri i keni vënë re disa korsi të reja, ngjyrë tulle, apo punonjës që vendosin trafik ndarëse të kuqe përgjatë Bulevardit.

Janë korsitë që Bashkia e Tiranës po shtron për mbi 4 mijë biçikletat që do të pushtojnë kryeqytetin shumë shpejt. Një mjet i lirë alternativ transporti për qytetarët, që do t’i ndryshojë fytyrën Tiranës, e cila me aksionin e mbjelljes së pemëve dhe linjën e autobusëve elektrikë po hyn në fazën e revolucionit të gjelbër.

Segmenti i parë i 10 km korsi të dedikuara biçikletash që ka përfunduar është ai në Bulevardin “Zogu I”. Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga një grup të rinjsh, të apasionuar pas biçikletës, inspektoi punimet e kryera dhe theksoi se ky është vetëm fillimi i një projekti që do të vazhdojë të shtrihet edhe më tej.

 “Më në fund shohim dallëndyshen e parë të projektit prej 10 km korsi. Ky është segmenti i parë, më shumë sesa 1 km, në të gjithë gjatësinë e Bulevardit ‘Zogu I’, një rrugë ekskluzive, ndoshta rruga më romantike për biçikletat, e rrethuar nga pemë, e mbrojtur nga makinat, si kurrë më parë në Tiranë. Sigurisht, korsia do të lidhet më pas edhe me Bulevardin e Ri, ndërsa nga ana tjetër, kemi sheshin “Skënderbej”, një hapësirë të madhe pedonale për biçikletat. Mandej, do të vijojmë me korsitë e Unazës së Vogël, për të vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku siç e keni parë, jemi duke vendosur trafikndarëset e kuqe, për një korsi ekskluzive biçikletash”, u shpreh entuziast Veliaj.

Ai shtoi se synimi është që brenda një kohe të shkurtër, Tirana të ketë një rrjet minimal korsish të mbrojtura për biçikletat, çka natyrisht do të nxisë edhe më shumë përdorimin e tyre në kryeqytet.

Po kështu, ai theksoi se qytetarët duhet të respektojnë sinjalistikën për korsitë e dedikuara. Për të ndërgjegjësuar qytetarët të respektojnë sinjalistikën, Veliaj tha se do të angazhohen disa vullnetarë.

Përfaqësuesi i grupit të vullnetarëve të EcoVolis, Ened Mato, vlerësoi projektin ambicioz të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se për herë të parë pas 27 vitesh, Tirana ka një plan konkret për ndërtimin e korsive të biçikletave.

Korsia e biçikletave kalon në trotuarin e mesit në Bulevardin “Zogu I”, fillon në Unazën e Vogël dhe përfundon në Unazën e Mesme në veri. Korsia e biçikletave ka një gjatësi rreth 1.2km vajtje-ardhje dhe gjerësi 2.5 m, me dy sense lëvizjeje. Përveç shtresave të nevojshme asfaltobetonit dhe aksesorëve të tjerë, korsitë e biçikletave janë pajisur me sinjalistikën e duhur për orientimin e kalimtarëve dhe çiklistët.

/ata.gov.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Muri i Berlinit akoma NUK është shembur i plotë? Ja rrëfimi që të bën të dyshosh
Previous article KËMBANA E FATKEQËSIVE/ Flet kreu i Emergjencave: Shqipëria e para që gjendet në RREZIK natyror

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT