• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Apeli zbulon kur shpallet vendimi për Arbër Paplekaj
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Apeli zbulon kur shpallet vendimi për Arbër Paplekaj

21 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit do të shpallë më 1 korrik, në orën 14:00, vendimin për Arbër Paplekajn, të akuzuarin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 në Elbasan.

Këtë të premte, gjyqtarët dhe palët u njohën me konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj Paplekajt, me avokatin e të akuzuarit, Mirash Martini që mbrojti klientin e tij duke thënë se nga pamjet filmike rezulton se ai ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes kur pa dy persona të armatosur.

“Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd. Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty. Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij”, tha avokati i Paplekajt.

Por nuk mendon kështu prokurori Genti Xholi, i cili pas vlerësimit të rezultateve nga dy akt-eskpertimet e reja që janë kryer, thekson se Paplekaj nuk ka qëlluar për t’u mbrojtur. Ai e mbron tezën e tij me argumentin se viktima, Pjerin Xhuvani, nuk ka pasur armë në dorë dhe se në drejtim të tij Paplekaj ka qëlluar disa herë.

“Në ndryshim nga shkalla e parë, në Apel patëm një akt ekspertim të ri balistik. Mbrojtja përpiqet që viktimën e veprës penale ta kthejë në një objekt kryesor të sulmit, për të legjitimuar veprimet e të pandehurit. Është e vërtetë që ngjarja është shumë e shkurtër. Është provë se  është shtënë 7 herë nga Paplekaj. Është qëlluar ndaj një personi që nuk ka armë në dorë. Përse është shtënë ndaj viktimës dhe jo ndaj dy personave të tjerë, që konsiderohen të kenë qenë të armatosur. Nuk jemi në kushtet e veprimit në kushtet e vetëmbrojtjes. Mund të jetë shtyrë, mund të jetë fyer. Nuk jemi as në kushtet e tronditjes psikike. Janë shtënë disa predha, jo vetëm një.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËNUA NGA BELGJIKA PËR TRAFIK DROGE/ Konfiskohen 8 apartamente në Orikum të Vlorës dhe 2 llogari bankare me vlerë 260 mijë euro
Previous article "METAMORFOZA"/ Dështon sërish seanca paraprake, shkak mungesa e njërit prej avokatëve

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT