• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËNUA NGA BELGJIKA PËR TRAFIK DROGE/ Konfiskohen 8 apartamente në Orikum të Vlorës dhe 2 llogari bankare me vlerë 260 mijë euro
Home
Aktualitet
Kronikë

U DËNUA NGA BELGJIKA PËR TRAFIK DROGE/ Konfiskohen 8 apartamente në Orikum të Vlorës dhe 2 llogari bankare me vlerë 260 mijë euro

21 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tetë apartamente me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2 dhe 2 llogari bankare në pronësi të Veip Ormënajt dhe familjarëve të tij janë konfiskuar në Orikum të Vlorës. Veip Ormënaj rezulton i dënuar për trafik droge në Belgjikë si anëtar i një grupi kriminal.

Mes apartamente të konfiskuara në Orikum të Vlorës janë dhe dy prej tyre me sipërfaqe prej  220.80m2 dhe 216.50m2.Po ashtu janë sekuestruar edhe dy depozita bankare në vlerë totale 260 mijë euro.

Vendimi i konfiskimit u mor më 20 qershor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vjen gati një vit pasi dosja e SPAK kaloi në GJKKO.

“Në vijim të njoftimit për shtyp të datës 24.07.2023, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6, të vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.

Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror nr. 2769, datë 22.02.2023, përcjellë nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës me vendimin penal. Nr. 2012/CO/277, për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës. Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale, informoi sot SPAK

ku ndër to janë edhe pasuri të  llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2 dhe 216.50m2. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy depozita bankare në shumën prej 190.013.78 Euro dhe tjetra në shumën prej 68. 987.00 Euro.

Sipas SPAK, pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.

Pasuritë e konfiskuara Veip Ormenajt
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2;
Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;
Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.
Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë.

Më 5 prill 2023, GJKKO vendosi sekuestrimin e pasurive të Veip Ormënajt. Gjykata e pranoi kërkesën e bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e ka regjistrimin procedimin pasuror ndaj Ormënajt më 23 shkurtin e kaluar.

Më 24 korrik 2023, GJKKO kërkoi konfiskimin e mbi 30 pasurive të trafikantit të Spanjës Anton Gjinajt dhe 3 të dënuarve për drogë nga Belgjika.

Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014”, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VUÇIÇ TAKON PRESIDENTIN FRANCEZ/ I kërkon Macronit ta mbajë Kosovën lart në agjendën e BE-së
Previous article VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Apeli zbulon kur shpallet vendimi për Arbër Paplekaj

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT