Presidenti Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova.
Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.
Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.
1 gotë para gjumit dhe do të humbni 15 kg në 17 ditë
Slimming Products
Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe, ku do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.


