• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË PLAZHE/ Ndëshkohen shkelësit në nisje të sezonit turistik! Bllokohen 9 mjete lundruese në Vlorë, Durrës e Velipojë
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURIA NË PLAZHE/ Ndëshkohen shkelësit në nisje të sezonit turistik! Bllokohen 9 mjete lundruese në Vlorë, Durrës e Velipojë

9 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në nisje të sezonit turistik, Policia Kufitare ka ushtruar kontrolle në vijën bregdetare në gjithë vendin. 9 mjete lundruese janë bllokuar në Vlorë e Durrës e Velipojë. Këto janë masat e para ndëshkuese që merren në nisje të sezonit turistik, me qëllim grantimin e sigurisë për të gjithë pushuesit.

5 mjete lundruese në Vlorë dhe në Durrës janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, ndërsa pronarët janë gjobitur me nga 10.000 lekë të rinj secili.

Ndërkohë, 4 Jet Ski janë bllokuar në Vlorë, Durrës e Velipojë pasi drejtuesit e tyre kishin thyer kordonin e sigurisë në plazhe. 4 pronarët janë gjobitur me 20 000 lekë secili për mosrespektim të perimetrit të sigurisë.

Policia Kufitare apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për  respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, të të gjithë vijës bregdetare”, njofton policia.

Nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË TË LUMTUR SE KURRË MË PARË/ Meritoni poston FOTON e veçantë me Ilnisën
Previous article ZGJEDHJET PËR PE, VOTOJNË GREKËT/ Garojnë 31 parti për 21 mandate, Mitsotakis bëri apel për pjesëmarrje

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT