Publikohen pamje të reja nga dhuna brutale e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Publikohen të tjera pamje të ngjarjes së rëndë që ndodhi në orën 08.20 minuta në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Në pamje duket teksa një prej agresorëve e godet avokatin me dorezë hekuri në pjesën e ballit. Mëngjesi rrëzohet në tokë duke humbur ndjenjat. Autorët nuk ndalen me kaq por e godasin me shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.


