• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMI/ 3335 celularë dhe karta SIM, politikanë dhe anëtarë të grupeve kriminale në përgjim nga SPAK!
Home
Breaking News

HETIMI/ 3335 celularë dhe karta SIM, politikanë dhe anëtarë të grupeve kriminale në përgjim nga SPAK!

24 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përgjimi i pajisjeve telefonike dhe kartave SIM është një nga mjetet efektive të përdorura nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit për të arritur tek provat ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe anëtarëve të grupeve kriminale.

Në krahasim me vitin 2022, Prokuroria e Posaçme thotë se gjatë vitit 2023 ka pasur rritje të ndjeshme të rasteve të ndjekura përmes metodës së përgjimit.

“Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 186 procedime penale ku janë interceptuar 3335 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim), ku vërehet rritje krahasuar me vitin 2022”, shkruan newsbomb

Rastet e korrupsionit ku janë të përfshirë politikanët, zyrtarët e lartë dhe funksionarët shtetëror zënë pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar dhe aplikuar metoda e përgjimit.

Në vitin 2023, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 109 procedime penale ku janë interceptuar 1436 pajisje fundore, nga 69 procedime penale dhe interceptuar 1023 pajisje fundore, të aplikuara ne vitin 2022.

Po ashtu, raporti evidenton se për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 77 procedime penale, ku janë interceptuar 1899 pajisje fundore, nga 53 procedime penale janë interceptuar 1154 pajisje fundore, të aplikuara në vitin 2022

“Duhet cilësuar se ka pasur një rritje të aplikimit të metodave të hetimit proaktiv, në rastin e përgjimeve telefonike, por është rritur gjithashtu edhe aplikimi i metodave të posaçme te hetimit si: vëzhgime, kontrolle, simulime, sekuestro i provave materiale, letërporosi, agjentë të infiltruar etj”, vijon raporti i SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit
Previous article E RËNDË/ Gjendet i vetëvarur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij 64-vjeçari, mister shkaku

s.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT