• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, sekuestrohen 10 pistoleta! 4 të rinj në pranga (EMRAT)
Home
Breaking News

POLICIA AKSION/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, sekuestrohen 10 pistoleta! 4 të rinj në pranga (EMRAT)

24 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga policia e Tiranës, ku janë sekuestruar 10 pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak

Në pranga kanë rënë 4 të rinj Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25-vjeç Muhamed Krasniqi, 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë, të cilët po i sillnin armët për t’i shitur në Tiranë, në shifrat nga 1500 euro deri në 3000 euro. Të rinjtë u kapën në një vendparkim autobusësh, në Lundër, në kuadër të operacionit të koduar ‘Transportuesi2’.

Dyshohet se Blerim Krasniqi, ka vënë në autobusin me drejtues Edonis Thaçin një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me Muhamed Krasniqin, kanë ndjekur me makinë, autobusin, gjatë gjithë itnerarit deri në mbrritjen në terminal në Tiranë.

Grupi kriminal dyshohet se prej 1 viti trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Prej 7 muajsh kanë qenë në përgjim nga blutë e Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se dy kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.

Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët që janë sjellë në Tiranë dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.

‘Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, Edonis Thaçi, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Mungon prokurori, shtyhet vendimi për Arbër Paplekajn
Previous article BATUTA ME HIMARIOTËT/ Rama: Nëse doni prona shkoni te Vangjel Tavo, për sherr keni Vagjel Dulen

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar... Aktualitet

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar...

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT